Sot përballja Shqipëri-Armeni
ndalohet parkingu, ja masat e sigurisë

Sot përballja Shqipëri-Armeni<br />ndalohet parkingu, ja masat e sigurisë
TIRANE- Policia e Tiranës publikoi sot masat për ndeshjen miqësore mes ekipeve kombëtare mes Shqipërisë dhe Armenisë, që do të luhet në "Qemal Stafa", në orën 20.45 minuta.

Sipas njoftimit të policisë, duke filluar nga ora 16.00 e ditës së sotme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa", sheshin "Italia", si dhe përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”.

Po ashtu, nga ora 18.00 e ditës sotme do të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa", rruga "Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën ”Themostokli Gjermeni” deri në Sheshin ”Nënë Tereza” si dhe Rruga ”Dervish Hima” që të con drej stadiunimit ”Qemal Stafa”. 

Gjatë hyrjes së tifozëve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të paranadalimit të futjes në stadium nga Tifozet, të sendeve të ndaluara.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator