Sot transporti publik në të gjithë vendin u pezullua për 2 orë e gjysmë. Ky vendim u vendos dje nga shoqatat e transportit në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2027.
Në një vëzhgim që Report Tv bëri sot që në orët e para të mëngjesit shihet se qyetarët vijojnë të presin autobusin në stacionet e urbanëve, teksa trafiku në Tiranë është rënduar.
"Shpresoj që të merren parasyh kërkesat tona. Është hera e parë që shoqata proteston për qytetarët. Këmbngulja jonë është që mos të ndikojë tek qytetarët. Do të jemi në bisedime me të gjithë operatorët, do të shohim se çfarë do të ndodhi sot në Kuvend dhe më pas do të dalim me një vendim tjetër”, tha Kostandin Foni.
Operatorët kërkojnë tërheqjen nga rritja e propozuar e TVSH-së nga 20% në 21%, pasi sipas tyre kjo do të sillte për pasojë edhe shtrenjtimin e biletave të autobusëve duke rënduar kostot për qytetarët.
Lajm në përditësim…


Pas nisjes së shërbimit të transportit publik dy orë e gjysmë me vonesë, autobusët në kryeqyet u tejmbushën me qytetarët që prisnin në stacione.
Edhe nga pamjet që Report Tv sjell shihet se ata janë dyndur që të hyjnë në autobus, për të mbërritur në punë apo në destinacionet e tyre.

Pezullimi i qarkullimit të urbaneve ka sjellë trafik të rënduar në Tiranë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, qindra makina presin në radhë për të dalë nga trafiku i rënduar dhe për të vijuar me destinacionet e tyre.
Pjesa më problematikë është në zonën e Doganës, në Zog të Zi dhe Unazën e Madhe.










Komente
Komento