Sot para Vettingut/Adriatik Cama në ‘94 u shkarkua si zv/drejtues prokurorie

Sot para Vettingut/Adriatik Cama në ‘94 u shkarkua si zv/drejtues prokurorie

Adriatik Cama

Prokurori i Tiranës Adriatik Cama, del para Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit, ku do njihet me gjetjet që kanë kryer anëtarët e këtij komisioni, gjatë hetimit të tyre për veprimtarinë profesionale, morale dhe pasurinë e këtij prokurori.

Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, duke qënë pjesë e hetimit në disa çështje të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer dhe në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat.

Prokurori Cama, është një nga kandidatët për të qënë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por për tu bërë pjesë e këtij institucioni ende të paformuar, duhet më parë të kalojë lupën e “Vetting-ut”. Karriera e tij nis në Tepelenë, pikërisht në këtë qytet mësohet të ketë qënë zv/drejtues prokurorie, por me sa duket pas një çështje të përfunduar jo mirë, Cama, shkarkohet nga detyra e prokurorit, duke u ulur në detyrë si oficer i thjeshtë, dhe transferohet në një qytet verior në Has. Nuk dihet me saktësi se për çfarë shkelje bëhet fjalë që prokurori Adriatik Cama është shkarkuar, por ky shkarkim është konfirmuar dhe nga Prokuroria e Përgjithshme.

Nëpërmjet një përgjigje drejtuar redaksisë së “Shqiptarja.com”, Drejtori i Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore në Prokurorinë e Përgjithshme Sokol Stojani shprehet se:”…nga të dhënat e sektorit të burimeve njerëzore pranë prokurorisë së Përgjithshme, rezulton që prokurori Adriatik Cama, është ulur në detyrë vetëm një vit, duke kryer detyrën e hetuesit në Prokurorinë e Hasit gjatë periudhës nga 1 korriku 1994 deri në 30 gusht 1995…”.

“Shqiptarja.com”, kërkoi të njihet me vendimin e uljes në detyrë të këtij prokurori, vendim që në atë periudhë është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por në përgjigjen e saj Prokuroria e Përgjithshme theksoi se:”…procedimet disiplinore për prokurorët, ashtu sikurse edhe emërimet, transferimet, komandimet e tyre etj, deri në vitin 1998, periudhë kjo kur u miratuan Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë janë kryer nga KLD. Prokuroria e Përgjithshme si organ, thjesht njoftohej prej saj me listë, lidhur me masat disiplinore të marra apo akteve të tjera, ndaj prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, por jo gjithmonë janë shoqëruar vendimet respektive…”.

Prokuroria na orienton në përgjigjen e saj se për disponimin e akteve të prokurorëve të marra para vitit 1998 duhet tia kërkojmë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në një përgjigje të saj KLD justifikohet duke thënë se nuk mund të japin asnjë dokument, pasi nuk ekziston arkivë për periudhën e viteve 1994-1995. Në dokumentacionin që ndodhet pranë institucionit tonë, nuk disponohet asnjë dokument lidhur me ndonjë kërkesë apo masë disiplinore të dhënë nga KLD për prokurorin Adriatik Cama.

Ndërsa pranë sektorit të burimeve njerëzore disponohen vendimet e procedimeve disiplinore për gjyqtarët nga shtatori i vitit 1997, e në vijim. Ndërsa sektori i protokollit dhe arkivës disponon informacion nga viti 1998 e në vijim…”-thotë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Pritet që ditën e sotme Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ti bëjë një skaner anës profesionale dhe pasurore të prokurorit Cama, ku më tej do marë vendimin nëse do e konfirmojë në detyrë apo të shkarkojë prokurorin.


Kthim përgjigje nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme pas interesimit të Shqiptarja.com


Kthim përgjigje nga ana e KLD pas interesimit të Shqiptarja.com

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë