ra
"Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore", thuhet në Kodin Zgjedhor.
Gjatë fushatës zgjedhore, televizioni publik vë minutazh falas në dispozicion të partive politike të regjistruara në KQZ. Sipas vendimit të KQZ, partitë që në zgjedhjet e vitit 2009 kanë fituar më shumë se 20% të vendeve në Kuvend përfitojnë kohë të barabartë, në 30 ditët e fushatës, e cila përllogaritet me rreth 60 minuta.
Ndërsa partitë e tjera parlamentare që kanë marrë nën 20% të vendeve në Kuvend kanë kohë të barabartë, 30 minuta, ndërsa për partitë jashtë parlamentit koha e vënë në dispozicion është 10 minuta.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 25.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)