Më poshtë njihuni me masat tekniko-organizative për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, para, gjatë e deri në përfundim të saj, marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Masat konsistojnë në bllokimin dhe moslejimin e parkimit të automjeteve në disa segmente rrugore, nga ora 15:30 deri në përfundim të aktivitetit.
Më konkretisht:
– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”.
– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me rrugën “Sulejman Delvina”.
– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përballë stadiumit “Selman Stërmasi”.
– Me qëllim lëvizjen e lirë të tifozëve, do të ketë kufizim të trafikut nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina” deri te stadiumi “Selman Stërmasi”.
Do të kontrollohet stadiumi dhe ambientet e tij.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen dhe verifikohen identitetet e shtetasve nëpërmjet kartës së identitetit, si dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta si:
– Shishet e llojeve të ndryshme
– Monedha apo metale të llojeve të ndryshme
– Lëndë piroteknike apo fishekzjarre.
– Çelësa të ndryshëm
– Persona nën efektin e alkoolit.
– Nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç pa prezencën e prindit apo të kujdestarit.
d.b/shqiptarja.com









