Këngëtarja Rezarta Shkurta ka shpërndarë një urim në faqen e saj në Instagram me rastin e 110 vjetorit të lindjes së diktatorit Enver Hoxha.

Ajo ka shpërndarë postimin e Teuta Hoxhës, ku thuhet se “Sot për familjen tonë është një ditë e shënuar, në përkujtim të 100-vjetorit të datëlindjes së Enver Hoxhës.”

Urimi për 110 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës
 

Rezarta Shkurta, njihet edhe si gruaja e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Hoxha.

Enver Hoxha lindi më 16 tetor 1908 në Gjirokastër dhe ndërroi jetë më 11 prill 1985. Diktatura e Enver Hoxhës njihet si një nga diktaturat më të egra në Europë dhe zgjati plot 45 vite deri në rënien e sistemit komunist.