Sot përballja I në Elbasan Arena
Shqipëri-Danimarkë, në 20:45

Sot përballja I në Elbasan Arena<br />Shqipëri-Danimarkë, në 20:45
ELBASAN - Sot në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në tapetin e blertë të stadiumit "Elbasan Arena", ku do te përballet me përfaqësuesen daneze, e vlefshme për eleminatoret e Evropianit “France 2016”. Ndërsa edhe shumë pak na ndan nga ndeshja, tifozë të shumtë nga vendi por edhe nga trevat shqiptare kanë mbushur qytetin e Elbasanit. Si rrallë herë, Elbasani mirëpret mijëra tifozë kuq e zi që do të përkrahin kombëtaren e tyre, ku rreth 12 600 tifozë do e ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Shqipëria dhe Danimarka janë dy të parat e Grupit I dhe një trepikësh për të dyja ekipet, veçanërisht për kombëtaren tonë, do të përbënte një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në Evropianin e 2016. Kombëtarja jonë numëron vetëm një fitore përballë Danimarkës në 30.10.1963, me rezultatin 1-0. 

Trajneri i kombëtares sonë Gianni De Biasi, i ka bërë thirrje dje ekipit se kërkon fitoren historike, ndërsa nuk ka dashur të zhbilancohet sa i përket formacionit që do të zbresë në “Elbasan Arena”, për të mos i dhënë kundërshtarit asnjë pikë referimi.

Megjithatë nga ajo nisur nga seancat stërvitore, tekniku italian pritet të hedhë në fushë një formacion të rreshtuar me modulin 4-3-2-1, të kujdesshëm në mbrojtje por të gatshëm për të goditur në çdo moment kundërshtarin.

Në portë pritet të jetë si gjithnjë, Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Cana e Mavraj si dhe Elseid Hysaj dhe Ansi Agolli nga krahët. Dilemat më të mëdha De Biasi pritet t’i ketë në mesfushë, ku të sigurtë janë Kukeli e Abrashi, ndërkohë që ka 2 vende për tre kandidatë, Kacen, Lilën e Xhakën. Për sa i përket sulmit, pritet të konfirmohet Bekim Balaj pas supergolit të shënuar në Portugali.
himni
Ndeshja e sotme do të jetë e para zyrtare në stadiumin e ri “Elbasan Arena”, një stadium me standarte moderne dhe i licensuar edhe nga UEFA. Stadiumi i ri u inaugurua të mërkurën, ku të pranishëm ishin mjaft figura të njohura të sportit dhe politikës, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama. Inagurohet stadiumi “Elbasan Arena”, Rama i shënon Berishës

shqiperi danimark, atmosfera
(Në foto: Atmosfera në Elbasan sot në mesditë )

stadiumi me logo
(Në foto: Atmosfera në stadium në momentet para fillimit të ndeshjes)

elbasan arena
(Në foto: Stadiumi "Elbasan Arena" fotografuar nga Alket Islami)

trafiku elbasan
(Në foto: Trafiku në hyrje të Elbasanit)

Fotolajm-Biletat
Interesimi për bileta për ndeshjen e sotme Shqipëri – Danimarkë është maksimal. Në treg për këtë ndeshje janë hedhur vetëm 10 mijë bileta, ndërsa pjesa tjetër janë rezervuar nga institucionet. Sipas informacioneve nga FSHF kanë qenë 27 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen e shumë pritur, por pjesa më e madhe e tyre do ta shohin ndeshjen nga televizori, pasi kapaciteti i stadiumit është mjaft i vogël, 12.500.
 shqiperia-danimarke
Interesimi është aq i madh saqë një tifoz shqiptar nga Elbasani nuk kursen asgjë për dashurinë që ka për Kombëtaren e Shqipërisë. 
Ai është i gatshëm të ndërroi makinën e tij për të siguruar një biletë për ndeshjen ndaj Danimarkën.
Në makinën e tij është fiksuar një letër ku thuhet se e ndërron me një biletë stadiumi.



Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’