I jepet lamtumira e fundit në Vlorë Presidentit të vetëshpallur, familjarët: U vra për Çamërinë

VLORE-Është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit në fshatin Bestrovë të Vlorës trupi i pajetë i presidentit të vetëshpallur të Çamërisë Festim Lato i cili u gjet një javë më parë i vrarë me armë zjarri në Holandë. Familjarë, të njohur dhe bashkëpunëtorë të tij i dhanë lamtumirën e fundit, 44-vjeçarit vlonjat. Që prej ditës së djeshme familja ka hapur dyert e mortit.Sipas medieve holandeze ndër dyshimet e hedhura për shkaqet e vrasjes se Latos janë  borxhet miliona euroshe, ndërsa edhe në Shqipëri, personazhe të ndryshme, mes tyre historiani Arben Llalla e kanë akuzuar Laton si mashtrues.

Një ditë më parë për mikrofonin e Report Tv, foli edhe vëllai i Festim Latos i cili  hedh poshtë akuzat se shkak ishin borxhet e tij. Sipas tij, i vëllai u vra për cështjen çame pasi ja kishte dalë ta çonte kauzën e Çamërisë deri në Parlamentin Evropian. "Ai çdo gjë e ka bërë me krahët e tij. Ka punuar me devotshmëri me persona të tjerë, i kanë kushtuar rëndësi të veçantë çështjes çame, dhe ka arritur deri aty sa çështja ka bërë jehonë deri në Parlamentin Evropian", u shpreh për mikrofonin e Report Tv, vëllai i Festim Latos

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden, jashtë së cilës kishte vendosur flamurin e Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen. 44 vjecari, vlonjat Festim Lato  u gjet i vrarë dhe i hedhur në kanal pranë banesës së tij më 20 korrik në Holandë ndërsa disa ditë më vonë  autoritetet holandeze konfirmuan që viktima ishte Festim Lato.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqif Kapertoni: 27/07/2019 19:53

    Njelloj si Leka Zogu ne vitet 80-85 ketu bante ligjin Enveri vriste e priste ke te donte,kurse Leka bante petulla me uje deklaronte nga Afrika e Jugut neper intervista se jam mbreti i Shqiptareve e nuk u ba asnjehere.

    Përgjigju
  • Cami: 27/07/2019 17:48

    Festim kokpalari ish kryemashtrus qe mori njerzit ne qafe dhe ne fund mori koken e tij! Shoku Enver ka then cami me I mir te varet shesh t Flamurit!Tu tretshin kockat shpejt Festo

    Përgjigju
    • Bujari: 02/08/2019 00:28

      Paraqitu me emrin tend

  • BRSS: 27/07/2019 12:33

    PRESIDENTI I LESHIT MASHTRUSA ORDINER

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin