Me flamurin shqiptar e 'autochthonous' mbërrin në shtëpi trupi i Festim Latos/ Bashkëpunëtorët: Vrasje politike! (VIDEO)

TIRANE - Mbërriti në atdhe trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra në Holandë. Familjarë, të njohur, dhe bashkëpunëtor të tij, e pritën në Rinas për ta përcjellë më tej në qytetin e Vlorës ku edhe do të prehet. Ditën e nesërme në Teatrin "Petro Marko" do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.

Për Report Tv, bashkëpunëtorë të tij kanë dhënë detaje nga krimi i rëndë, duke thënë se Festim Lato mund të jetë vrarë për çështjen çame që ai ka mbrojtur prej vitesh. Ata thonë se Lato ja kishte dalë ta çonte kauzën e Çamërisë deri në Parlamentin Evropian ndërsa kishte hapur edhe një dosje kundër Greqisë për genocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Teksa e quajnë vrasje për motive politike, ata thonë se Festim Lato nuk kishte borxhe dhe siç vëllai i tij u shpreh për Report Tv, ishte një njeri që gjithçka e kishte fituar me krahët e tij. Sipas dëshmisë së një prej bashkëpunëtoreve të Latos, dyshohet që presidentin e vetëshpallur të Çamërisë ta ketë mashtruar një djalë holandezë, me të cilin ai kishte punuar për kauzën çame.

Lato u gjet i vrarë dhe i hedhur në kanal pranë banesës së tij më 20 korrik ndërsa vetëm ditën e djeshme autoritetet holaneze konfirmuan që viktima të ishte Festim Lato. Ishin mediat holandeze ato që shkruan se Lato ishte një person i zhytur në borxhe miliona euroshe, ndërsa edhe personazhë të vecantë në Shqipëri, si historiani Arben Llala, në shkrime të tij e ka akuzuar Laton si mashtrues.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden, jashtë së cilës duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen. 

I vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë' ai lindi në Vlorë në vitin 1976 e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
Britma dhe lot në shtëpinë e Festim Latos, trupi i tij mbërrin me flamurin shqiptar e 'autochthonous' (VIDEO)

Ka mbërritur në shtëpi trupi i pajetë i Presidentit të vetë-shpallur të Çamërisë, Festim Lato, i vrarë në Hollandë. Në videot e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, shihet teksa dhjetëra persona, të afërm, mi dhe familjarë kanë dalë në pritje të trupit të tij. Ajo që vihet re është se një prej grave mban në duar flamurin "autochthonous", (i cili u shpalos në Beograd, në ndeshjen Shqipëri- Serbi).

Ora 16:00
Atdhe Geci: Festimin e vranë me urdhër nga Greqia...dihet se kush!

Një tjetër bashkëpunëtor i Festim Latos, Atdhe Geci, hedh akuza se vrasja e tij është politike dhe se është urdhëruar nga Greqia.

"Më 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës, ai organizoi shpalljen që Çamëria të ketë një adresë. Festimi kishte një dosje të hapur ndaj Greqisë për genocid ndaj çamëve dhe Çamërisë. Unë kam punuar 4 vite me të. Është vrasje politike, ai u vra për çështjen kombëtare çame. Ai është shpallur hero për çështjen çame, është i pari hero. Është sharë, nuk është pranuar, por historia do tregojë se ai është i duhuri. Ai është vrarë në detyrë për Çamërinë, në detyrë ka qenë. Sot republika e Çamërisë ka të gjitha institucionet. Ka kushtetutën, ka simbolet, ne jemi komplet të përgatitur dhe çdo ditë lobojmë në SHBA, në BE, që Çamëria të shkëputet sa më shpejtë nga Greqia. Porositësi i vrasjes së Latos dihet adresa, është Greqia, përmes kujt e ka bërë, dihet është e thjeshtë të gjendet", tha ai.

I pyetur për akuzat se Festim Lato ishte i zhutur në borxhe miliona euroshe, ai përgjigjet: "Unë besoj që zoti lato vetëm për cështje borxhet nuk është vrarë. por gjithsesi të presim ekspertizën dhe hetimet".

Ora 15:47
I zhytur në borxhe?! Vëllai i Festim Latos: Çdo gjë e ka bërë me krahët e tij

Për mikrofonin e Report Tv, foli edhe vëllai i Festim Latos. Isuf Lato thotë se presidenti i vetëshpallur i Çamërisë nuk ka lidhje me akuzat që ngrihen nga mediat holandeze se ishte i zhytur në borxhe miliona euroshe.

"Ai çdo gjë e ka bërë me krahët e tij. Ka punuar me devotshmëri me persona të tjerë, i kanë kushtuar rëndësi të veçantë çështjes çame, dhe ka arritur deri aty sa çështja ka bërë jehonë deri në Parlamentin Evropian", u shpreh për mikrofonin e Report Tv, vëllai i Festim Latos.

Ai thotë se nuk ka informacione nga policia holandeze për detajet e vrasjes së vëllait të tij dhe se kush mund të jenë autorët.

Ora 15:36
'Më mirë i vdekur sesa të shoh Çamërinë të robëruar', flet bashkëpunëtori i afërt i Festim Latos

Kryeministri i vetëshpallur i Çamërisë, Ali Aliu, është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Festim Latos, vrarë në Holandë. Ai thotë për Report Tv, se presidenti i vetëshpallur i Republikës çame, ishte një njeri që e dinte se një ditë ndoshta do të vritej për kauzën që mbronte. Edhe Ali Aliu ka dalë të presë në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të Latos, i cili do të prehet në qytetin e Vlorës. Ali Aliu thotë se Festim Lato është vrarë për qëllime të çështjes çame.

"Unë të ndjerin Festim Lato e njoh mbi 4 vite punojmë bukur, afër njëri me tjetrin, kemi pasur çdo herë raporte të mira. Dhe çështja çame ka shkuar deri në Parlamentin Evropian, dhe në Senatin Amerikan, edhe në Izrael, në çdo vend ku kërkohet drejtësia. Kur kam marrë lajmin që Festimi është ekzekutuar në mënyrë mizore...dihet motivi, por besojmë edhe në institucionet e shtetit holandez që do e zbardhë çështjen. "Ne kemi marrë një kauzë që ndoshta është më e vështira për çështjen kombëtare, edhe unë nëse do të flijohem", - thoshte - "më mirë i vdekur sesa të shoh Çamërinë të robëruar". Unë e kam mbështetur dhe mendimin e kam se ai sot nuk ka vdekur por është rreshtuar në figurat e trimave të lirisë që na dhanë lirinë. Ai sot nuk është i vdekur, ai është i rilindur. Punoj mbi 4 vite resht me të dhe e kam dit shumë mirë se çfarë njeriu është dhe çfarë qëllimesh ka. Unë ndihem i lumtur që kam punuar me të", tha Ali Aliu për gazetaren Xhensila Kodra.

Ora 15:28
Detaje ekskluzive nga vrasja e presidentit të vetëshpallur të Çamërisë në Holandë, kush e futi në kurth

Sadrie Kasimi, një grua që ka bashkëpunuar për 5 vite me presidentin e vetëshpallur të Republikës çame, që u gjet i vrarë më 20 korrik nga policia holandeze, zbulon ekskluzivisht për Report Tv detaje nga ky krim i rëndë. Teksa ka dalë në aeroportin e Rinasit të presë trupin e pajetë të 44-vjeçarit vlonjat që mbërrin në atdhe, Kasimi tha për gazetaren Xhensila Kodra, se ishte një bashkëpunëtor holandez i Latos që e futi atë në kurth. Ajo nuk bën të ditur emrin e tij por thotë se këto informacione i ka mësuar nga të njohur të saj në Holandë dhe vetë kryeministri i vetëshpallur i republikës çame, Ali Aliu.

"E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e vranë. ishte një djalë holandez që ka marrë pjesë në republikën e Çamërisë dhe ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda. Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë, e ka thirrur ky djalë i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe? Ai i la të gjitha në makinë, me telefonë dhe ata e morën e vranë. Vec të mira i ka bërë popullit çam, na ka ndihmuar në çdo prizëm, na ka ardhur shumë keq, sikur më ka vdekur djali im, jo një president. Nuk e di si e mashtruan.  Të njëjtën gjë na tha edhe kryeministri i republikës Came, Ali Aliu na e sqaroi gjendjen. Në familjen e tyre ka rënë bombë e madhe. E kemi pritur këtë vrasje sikur ka vrarë të gjithë çamët. I lutem Ministrit të Punëve të Jashtme të mos e mohojë Çamërinë. Ne nuk do rrimë rehat tani që na bënë edhe këtë vrasje. Kush e vuri atë njeri që e vranë, dhe në fund t'i fusin thikën ashtu dhe ta lëshojnë rrugëve, është çudi e madhe", u shpreh bashkëpunëtorja e Latos për çështjen çame, Sadrie Kasimi.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 26/07/2019 23:29

    U vra per placka.. edhe camerin e shikonte si plack..!

    Përgjigju
  • shoku: 26/07/2019 21:12

    Nuk ka lidhje fare politike, i ndjeri ka mashtruar shume njerez ne shuma te medha eurosh dhe ne mesin e tyre ka dale nje hunde lesh qe i tha nuk i dua me ato eurot dhe e nisi ne boten tjeter, shqiptaret kudo kujtojne se vetem ata dine te vrasin apo nuk ka frike njeri dhe ketu e beri gabimin ky i ashtu quajturi president i camerise.

    Përgjigju
  • Patrioti: 26/07/2019 12:45

    Festin Lato eshte i vetmi shqptar e patriot qe paditi me prova Greqine ne zGjykaten e Hages per Genocidin ndaj cameve.!

    Përgjigju
    • Shqipëtari: 26/07/2019 21:09

      O ti Patrioti leshit, pyet një herë lart e poshtë pastaj na dil këtu e na trego sa patriot je. Po qe se Shqipëria është e mbushur me Patriot leshi si puna jote keq puna, skemi për tu bërë kurrë shtet ashtu sic jemi deri tani një shtet pa shtetar. Sa për bythë lëpirës tëshkërdhejrobt... TY DHE RACËS TËNDE ME GJITHË GREQI.

    • TONI TIRANE: 26/07/2019 13:53

      O Patriot avash, ky qenka njeri deshtak dhe i falimentuar dhe qenka presidenti Camerise. Bente jete luksose me leket e te tjereve??

  • Shqipëtari: 26/07/2019 08:58

    Nqs Camëria i kishte varur shpresat te ky mashtruesi ordiner keq i ka punët. Cështja came kërkon njerëz serioz dhe jo mashtruesa.

    Përgjigju
    • Patriot: 26/07/2019 12:49

      Ste vjen turp!Qenke sherbyes e bythlepures i grekeve. Festimi eshte i vetmi shqiptar ne keto 80 vjet qe paditi Greqine per genocid ndaj cameve ne Gjykaten Nderkombetare te Hages!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë