Sot përfundojnë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, Qendro: Rritet siguria

Punimet në aksin Kashar-Vorë janë faza e fundit e ndërhyrjes në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat mbyllen sot. Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, tha për mediat se në 16 ditë është bërë e mundur që të rikonstruktohet aksi në pjesët më problematike të tij, dukë përmirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin. Qendro kërkoi ndjesë për trafikun e shkaktuar, dhe tha se nga nesër gjithçka i kthehet normalitetit.

Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes. 16 dite punë duke shmangur fundjavën. Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike dhe rrit elementët e sigurisë rrugore, nesër trafiku do të jetë normal dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndjesë për shqetësimin që ju kemi sjellë

Drejtori i ARRSH, Afrim Qendro

Ndërhyrja në autostradë nisi dy javë më parë, ndërsa ashtu sikur kishte deklaruar, ARRSH mbylli punimet brenda afateve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sandri: 30/06/2018 17:41

    Shume fjale te bukura por ne fakt pune banale eshte bere, sic behej dikur me rruget dytesore. Mbushje gropash. Dikur behej me leket e taksave, sot behet me kredi te bb. Kur taksat nuk dihet ku shkojne, nga ana tjeter borxhi merret mbi vlere disa here. Leku vuuu vuuuuu, po ku?

    Përgjigju
    • raul: 30/06/2018 19:14

      o hunderro i ke syte ne balle apo te ka zene rugen Muli i pd-se ky eshte nje riparim shume i ire ,vetem qorrat si Palo*ja dhe Strazua nuk e shohin,,,

    • ce: 30/06/2018 18:06

      o ty te placin syte sic te kane plasur por duhet te jesh ushtar i Paloqes ose i Strazos qe dijne vetem te nxijne, nuk e sheh qe eshte bere nje pune shume emire ne nje kohe rekord o trap, apo do kohen e Sokol isisit dervishit qe i beri leket e rruges elbasan tirane rrush e kumbulla per lesheliqine e baxhelles,,,,

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja