Kryeministri Rama sot ndodhet në Vlorë, ku do të marrë pjesë në një takim elektoral në Selenicë, teksa në Tiranë opozita zhvillon protestën në orën 12:00.
 
Këtë javë do të hapet sezoni turistik në qytetin bregdetar, ndërsa Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një kolazh fotosh nga Vlora, që sipas tij po rilind dhe që është tërheqëse dhe më mikpritëse se asnjëherë.
 
"Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë kolazh fotosh nga java e çeljes së sezonit turistik në Vlorën që po rilind, më tërheqëse dhe më mikpritëse se asnjëherë" shkruan Rama.
 
Fotot e publikuara nga kryeministri janë nga Lungomare.
 
[gallery]22239[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com