Meta paralajmëron Bashën dhe Kryemadhin: Nëse ka dhunë përgjegjësia është e juaja!

Meta paralajmëron Bashën dhe Kryemadhin: Nëse ka dhunë përgjegjësia është e juaja!

TIRANE- Pak orë nga protesta e opozitës shqiptare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar liderët e PD-së dhe LSI-së, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi se nëse në tubim do të shënohen incidente dhe akte dhune si në 11 maj do të mbajnë përgjegjësi, pasi janë ata që i kanë thirrur qytetarët që të marrin pjesë. Kreu i shtetit bën apel që tubimi të jetë paqësor duke i cilësuar si të papranueshme aktet e dhunës në protestat e kaluara.

"Në prag të protestës kombëtare të thirrur sot në mbrëmje nga drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, duke shprehur bindjen se tubimet paqësore  e demokratike, janë një e drejtë fondamentale e demokracisë, legjitime e kushtetuese, dua të theksoj se sa e rëndësishme është që ajo të jetë tërësisht paqësore.

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi. Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.  Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit. Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë" deklaron Meta.

Kështu për herë të parë Presidenti i Republikës rreshtohet publikisht në krah të ndërkombëtarëve dhe të gjithë zërave brenda dhe jashtë vendit që dënojnë dhunën gjatë protestave të opozitës. Në orën 19:00 opozita do të protestojë para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës, teksa ka bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Meta dje deklaroi se është gati që të shtyjë datën e zgjedhjeve nëse palët kanë vullnet për zgjidhjen e krizës. Kryeministri i ka drejtuar Bashës katër letra publike duke kërkuar dialog, po ashtu edhe Gjermania është angazhuar, por Basha ka vendosur kusht largimin e Ramës.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • like: 25/05/2019 12:44

    o flori cfare kane gatuar ata 3 fantastiket per sot? as ty nuk po te pelqeka eee po e heq bythen menjane .shpetoni secili koken mbase u ben rama ndonje nder dhe ju fal.pisa shkaterrimtare analfabete dhe te gjith cjeni mbare qe nuk po e leni kete vend te marre fryme.TURP

    Përgjigju
  • Like floriri: 25/05/2019 12:40

    Kesaj hidh gurin dhe fshoh doren Mediat ruse e transmetojne dhe ato te Skraparit Harrova: Si ka mundesi qe Skrapari ka kaq Oligarke? Harrova; Mblidh gruan.tate Dhe kthej pergjigje Artsn Hoxhes Harrova ; mikun SRB jepi qetesi dhe dashuri Santa Quaranta selam!

    Përgjigju
  • Ardi: 25/05/2019 12:29

    Ta mblodhi gruan Amerika se ti sja dole dot, po shyqyr se ta mblodhi dhe ty o kokë tule

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë