Ditën e sotme nxënësit e shkollave 9-vjeçare do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj. Ndryshe nga viti i kaluar, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare një provim tjetër karhas matematikës dhe gjuhës shqipe, është provimi i gjuhës së huaj.

Ministria e Arsimit ka menduar një nivel mesatar për provimin e gjuhës së huaj dhe testi që do t’i nënshtrohen nxënësit sot është A2.

Sakaq, nxënësit mund të zgjedhin si gjuhë të huaj, anglisht, frengjisht apo gjermanisht.

Në faqen e Agjencisë Kombëtare të Provimeve jepet struktura e testit në mënyrë të detajuar, ku testi do të përmbajë 25 pyetje. Testi do të jetë i ndarë në 3 pjesë, gramatikë, lexim dhe shkrim që në total do të kënë  50 pikë.

Sipas udhëzimit të përgjithshëm për provimin e gjuhës angleze, thuhet se testi është realizuar si sintezë e njohurive dhe shprehive të fituara përgjatë të gjithë procesit mësimor ndër vite.

Ndërkaq, nxënësit do të vleresohen për përmbajtjen, leksikun, strukturën etj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)