Përfundon provimi i parë i Maturës Shtetërore 2022, mbi 33 mijë nxënës u testuan për gjuhën e huaj! Nxënësit: Niveli ishte mesatar

Mbi 33 mijë maturantë, i janë nënshtruar provimit të parë të maturës shtetërore këtë të enjte, atij të gjuhës së huaj. Mes këtij numri, 2 mijë ishin edhe nxënës që kishin ngelur në provime vitin e kaluar. Ndërkohë që nga 33 mijë, 8 mijë  nxënës ishin vetëm në qarkun e Tiranës. Në disa shkolla ishte vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmanget kopja me telefon si dhe ka dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentonin të fusnin nxënësit.

Provimi nisi në orën 10:00 dhe u mbyll në 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të hynin në provim nxënësit duhet të paraqiteshin në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme. Në përfundim thanë se niveli i provimit ishte mesatar dhe presin rezultate të mira.

Gjithsej ishin 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25 % të pikëve, pra mbi 15 pikë. Pyetjet u ndërtuan në bazë të një fondi pyetjesh dhe të bazuara në ato që janë mësuar në 3 vite. Mësuesit që kanë ndërtuar pyetjet janë ngujuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore për disa ditë në mënyrë që të shmanget përhapja e kopjeve.  Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit ishin nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. Në klasa ishin 15-20  nxënës, në varësi të klasës, ndërsa kushtet ishin strikte. Mjediset do të jenë në dispozicion për 150 nxënës, si dhe distanca mes nxënësve do jetë 120 cm. Ndërkohë, nëse maturanti kapej me telefon, kopje, duke ndryshuar vendin e caktuar, duke marrë dhe dhënë informacioneve, refuzonte kontrollin dhe prish qetësinë, do të penalizohej dhe do shkonte për vjeshtë.

Ndërkohë politika të forta kishte edhe pasi maturanti të ketë mbaruar provimin. Nuk do ti njihej nëse ka dëmtuar barkodin identifikues, nëse u mor masë përjashtimi për të apo përdori lapsa me ngjyra.

Për mbarëvajtjen e provimit, u angazhuan 7 mijë mësues administrues, jo të shkollave të mesme, si dhe u vunë në dispozicion në të gjithë Shqipërinë,  167 qendra testimi, ku 31 ishin vetëm në kryeqytet. Provimet e maturës që nisin sot me datë 9 qershor me gjuhën e huaj, do vijojnë me Gjuhën shqipe dhe Letërsinë  me 11 qershor, matematikën me 17 qershor, dhe 24 qershor lëndën me zgjedhje, ku më të preferuarat janë qytetaria dhe psikologjia. Kjo nënkupton që nxënësit janë prirur më tepër drejt lëndëve shoqërore.

Për sa i përket përgjigjes së provimeve, afati për të dalë është deri me 30 qershor, në mënyrë që të gjithë ato nxënës që duan të studiojnë jashtë vendit tek kohë për plotësimin e dokumenteve.

Për të transportuar materialet e testimit, u angazhuan Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme, dhe Posta Shqiptare. Ndërkohë që materialet në qendrat e testimit u paraqitën 2 orë përpara nisjes së provimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Matura Shtetërore 2022/ Përfundon provimi për gjuhën e huaj, nxënësit: Pyetjet ishin të nivelit mesatar

 

Nxënësit kanë përfunduar provimin e parë të Maturës Shtetërore 2022 për gjuhën e huaj. Disa prej tyre thonë se pyetjet ishin të nivelit mesatar dhe mendojnë se do të marrin notën që meritojnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës

Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës