Sot pritet të fillojë dialogu ndërmjet ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.  Delegacionet në nivel të ekspertëve të Prishtinës dhe Beogradit nga kryenegociatori i Kosovës, Avni Arifi dhe nga drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, sot do t’i rinisin bisedimet në Bruksel, të cilat ishin anuluar më 16 janar për shkak të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicë të Veriut.

Në këtë rund të dialogut pritet të diskutohet kryesisht për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Kështu ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” shefi i ekipit teknik të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi. Sipas tij, në këtë fazë po synohet përmbyllja e dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.

d.b/shqiptarja.com