Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.
Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, si edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
Vetëm përfaqësues nga Kosova mungojnë në këtë samit, ndonëse presidentja Osmani mori pjesë në samitin e një dite më parë për Ukrainën.
1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
3-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
4-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
5-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
6-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
7-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
8-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
9-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
10-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
11-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
12-Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
13-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
14-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
15-Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
16-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
Lajmi kryesor: