Liderët e shteteve të Evropës u bënë bashkë në Kopenhagen të Danimarkës, për Komunitetin e 7 Politik të Evropës që përfshin edhe shtetet evropiane që nuk janë anëtare të BE. Kryeministri Rama, i cili ishte mikpritës i samitit të mëparshëm në muajin Maj në Tiranë, tha se Shqipëria po shpejton drejt Brukselit.

“Nuk po presim, ne po vrapojmë shumë shpejt dhe do të jemi gati shumë shpejt. Dje iu takon të mëdhenjve në sallë që të mos presin më por të na përqafojnë dhe të na mirëpresin sepse do të jemi vlerë shumë e madhe e shtuar në BE”.

 Për integrimin foli edhe Presidenti Ukrainas, vendi i të cilit ka shumë pritshmëri për anëtarësimin.

Sipas tij, së bashku me Kievin, BE duhet të mbështesë edhe Ballkanin Perëndimor për tu bërë sa më shpejtë pjesë e tij.

“Është koha për të ecur përpara. Mbështetja e Moldavisë, Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE është thelbësore. Ne kemi nevojë për përparim konkret. Ne jemi gati dhe kjo duhet të bëhet, pikërisht siç është rënë dakord. Kjo me siguri do ta forcojë situatën e përgjithshme”.

 Njësoj si në muajin maj në Tiranë, lufta në Ukrainë mori vëmendjen kryesore të diskutimeve nga liderët.

Presidenti francez, themelues i takimeve të komunitetit politik evropian, tha se situata atje është shumë më ndryshe nga çfarë shihej në fillim. Sipas tij, Ukraina nuk po e humb luftën me Rusinë.

“Jemi në një moment kur Rusia qartësisht nuk po arrin objektivin e saj pasi nuk ka arritur në Kiev ose të ndryshojë regjimin në Ukrainë. Jo, Rusia nuk po fiton. Jo, Ukraina nuk po e humbet këtë luftë”.

 Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cila po bashkëdrejton samitin bashkë me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, iu kërkoi vendeve që të mos tregohen më naivë, pasi që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka qenë e qartë se Moska ka synuar të shkojë përtej territorit ukrainas. 

“E di që për disa prej jush, kërcënimi nga Rusia është shumë i qartë dhe shumë i pranishëm. Për të tjerët, ai duket ende më larg, por askush prej nesh nuk mund të jetë më naiv. Lufta nuk ka qenë kurrë vetëm për Ukrainën. Ka të bëjë me Evropën, të gjitha kombet tona, të gjithë qytetarët tanë, vlerat tona dhe lirinë tonë”, tha Frederiksen. 

Më tej, ajo shtoi se "gjatë muajve të fundit, është folur shumë për paqen në Ukrainë, me takime paraprake dhe informime rreth takimeve, dhe ndërkohë, Rusia vazhdon sulmet e saj brutale. Duhet t’u jetë e qartë të gjithëve tani: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë.”

 Kryeministri polak, Donald Tusk i cilësoi rastet e shkeljeve të hapësirave ajrore me dronë si një "lloj të ri lufte". Nëse humbet Ukraina përballë rusëve, tha Tusk, edhe Evropa do të humbasë. 

"Së pari, duhet të luftojmë iluzionet dhe e para është se nuk jemi në luftë. Po. Por është një lloj i ri lufte, shumë komplekse. Dhe është lufta jonë dhe nëse Ukraina humbet, do të jetë edhe disfata jonë. Propaganda e Putinit po punon për të na bërë të besojmë se nuk mund të fitojmë, por është absurde: i vetmja avantazh që ata kanë është mentaliteti i tyre", tha Tusk. 

Një ditë më parë Presidentja e Komisionit Evropian tha se Kievit do ti aprovohet një tjetër paketë ndihme shtesë për mbrojtjen prej 4 miliardë euro, gjysma e të cilës do të shkojë për prodhimin e dronëve.

Ky takim i Komunitetit Politik Evropian pason samitin e gjashtë që u mbajt më 16 maj në Tiranë, me temën "Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:52
Nisma e Francës dhe Italisë, Macron: 35 shtete evropiane bashkohen kundër narkotrafikut

1759417358_samitinisma.JPG

Presidenti francez Macron njoftoi nga Kopenhageni, ku po zhvillohet Samiti I Komuniteti Politik Evropian se nismës së Francës dhe Italisë për të luftuar trafikun e drogës I janë bashkuar 35 kryetarë shtetesh dhe qeverish. Shefi i Elizesë nuk jep më shumë detaje në lidhje me këtë nismë italo-franceze. Nga njoftimi i tij kuptohet se nisma synon të luftojë trafikun e drogës jo vetëm brenda shteteve anëtare por në një hartë më të gjerë, ku përfshihen edhe vende që nuk janë anëtare të BE e që I bashkohen Komuniteti Politik Evropian.

“Italia dhe Franca po nisin një iniciativë të re brenda Komunitetit Politik Evropian për të luftuar plagën e trafikimit të drogës. 35 Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish po bashkojnë forcat për të vepruar së bashku, me masa konkrete. Një Evropë më e bashkuar mbron”, përfundon Macron postimin e tij në X. Në foton që shoqëron njoftimin e Macron, është i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. 

 

Italy and France are launching a neë initiative ëithin the European Political Community to combat the scourge of narco-trafficking.

35 Heads of State and Government are joining forces to act together, ëith concrete measures.

A more united Europe protects. pic.twitter.com/pL1CWj96ph

— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) October 2, 2025

 

Ora 14:13
Integrimi, Zelensky: BE të mbështesë Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin perëndimor në rrugën drejt Unionit

1759407352_zelensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij në seancën plenare të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, deklaroi se Ukraina ka përfunduar procesin e shqyrtimit legjislativ dhe është gati të hapë grupin e parë të negociatave të pranimit në Bashkimin Evropian.

Ai kërkoi mbështetje edhe për Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor. 

"Tani është koha për të ecur përpara dhe për të mbështetur Moldavinë, Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre drejt pranimit në BE. Kjo është thelbësore; ne kemi nevojë për përparim të vërtetë. Ukraina e ka përfunduar procesin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim grupin e parë dhe kjo duhet të bëhet pikërisht siç është rënë dakord. Kjo me siguri do ta forcojë situatën e përgjithshme," tha ai. 

Ora 13:36
Osmani nga Danimarka: Serbia, satelit i Rusisë në rajonin tonë! BE të mos e 'shpërblejë' Beogradin

1759405034_DeklarataePresidentesOsmanipermedianderkombetareparahyrjesneSamitineLidereveteKomunitetitPolitikEvropianneKopenhage1.jpeg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, teksa mbërriti në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Kopenhagen, tha se ky samit do të jetë mundësi e madhe për të diskutuar rreth kërcënimeve që vijnë nga Rusia. Duke e quajtur Serbinë si "satelit" të Rusisë, Osmani tha se BE s'duhet ta shpërblejë Beogradin.

“Duhet të themi se vetëm uniteti nuk  mjafton, ka nevojë të vazhdueshme për konsistencë për t’u marrë me agresorë dhe diktatorë. Janë aktualisht dy rreziqe kyç të sigurisë që janë duke ardhur kundër shteteve në kontinentin tonë, një vjen nga Rusia, tjetra veçanërisht në rajonin tonë vjen nga sateliti i Rusisë, zgjatja e Rusisë në rajonin tonë, Serbia.  Mendoj që është e nevojshme konsistenca nga BE-ja që të merren me të dy agresorët sepse nuk mund ta trajtosh njërin si agresor dhe tjetrin si partner të paqes”, tha ajo.

“Thirrja jonë është të sigurohen që të jenë shumë të kujdesshëm se si përfaqësuesi i Rusisë në rajonin tonë trajtohet, dhe jo të qetësojë ata që të vazhdojnë dhunën”, theksoi presidentja e Kosovës, teksa përmendi edhe 2 vjetorin e sulmit terrorist serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë një efektiv policie. 

“Shtetet Anëtare duhet ta kuptojnë se shpërblimi i Serbisë për pozicioinin e saj ndaj Rusisë, nuk është rruga e duhur. Vendet që janë të rreshtuara 100% me BE-në duhet të shpërblehen, e jo ato që e kanë Moskën si shteg”, u shpreh mes tjerash Osmani.

Ora 13:18
Macron: Ukraina nuk po e humbet luftën, Moska s'po arrin as në Kiev dhe as të ndryshojë qeverinë! Dronët në hapësirën e BE? Të shkatërrohen

1759404109_68de46746bb75.jpeg

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë diskutimit në margjinat e Samitit në Kopenhagen, deklaroi se "jemi në një moment kur Rusia qartësisht nuk po e arrin objektivin e saj kryesor". Sipas Macron, operacioni special, siç e quan Moska luftën në Ukrainë, nuk ka arritur në Kiev ose të ndryshojë regjimin në Ukrainë.

Macron theksoi se situata është shumë më e mirë sot sesa në fillim të vitit, kur "një paqe e shpejtë ishte në prag dhe kishim dyshime për nivelin e mbështetjes nga SHBA". Për presidentin francez, kjo është për shkak të punës së Koalicionit të të Gatshmëve dhe suksesit me rifillimin e kontaktit me SHBA. 

"Është shumë e rëndësishme, sepse për mua është një shembull konkret i kundërshtimit të dezinformimit të përhapur nga Rusia. Jo, Rusia nuk po fiton. Jo, Ukraina nuk po e humbet këtë luftë dhe situata është shumë e ndryshme", përsëriti Macron, i cili kërkoi edhe më shumë presion nda flotës ruse në hije. 

Më herët Macron tha se dronët që hyjnë në territorin e BE-së duhet të shkatërrohen. 

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dërgojmë një mesazh të qartë: dronët që shkelin hapësirën ajrore të BE-së po marrin një rrezik të madh dhe mund të shkatërrohen. Pikë”, tha Macron. 
 

Ora 13:10
Orban në Kopenhagen: Pse kemi frikë nga Rusia? Evropa është më e fortë

1754989020_viktororban.jpg

Ndërsa presidenti polak, Donald Tusk, po bisedonte me një grup gazetarësh polakë, njëri prej tyre vendosi t’i bënte një pyetje në anglisht me zë të lartë presidentit hungarez, Viktor Orban , i cili po fliste me disa gazetarë hungarezë aty pranë. Me pak inkurajim nga Tusk, Orban eci drejt grupit polak, ku u sfidua me një pyetje të thjeshtë: Kush përbën kërcënimin kryesor për Evropën?

"Rreziku i vërtetë? Stagnimi ekonomik dhe humbja e konkurrueshmërisë.", tha Orban. 

"Jo Rusia?", e pyeti gazetari. 

"Ne jemi më të fortë se Rusia. Bëni disa krahasime dhe bazoni mendimin tuaj në fakte. Ne kemi më shumë se 400 milionë banorë, Rusia është rreth 130 vjeç. Shikoni, PBB-ja e Evropës është [e madhe] kaq. Rusia është [e vogël] kaq. Ne shpenzojmë të gjithë së bashku, 27 vendet anëtare, më shumë për shpenzime ushtarake sesa rusët. Atëherë, pse kemi frikë? Ne jemi më të fortë se ata.", tha Orban. 

Ora 13:07
Frederiksen: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë, Evropa duhet të bëhet e fortë

1759403320_frederiksen.JPG

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen tha në samitin e Komunitetit Politik që po mbahen në Kopenhagen se Evropa nuk duhet të tregohet më naive sepse që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, ishte mëse e qartë se synimet e Moskës ishin që të shkonte më larg territorit ukrainas. 

Ajo tha se duhet të ndërmarrin veprime që të detyrojnë Rusinë të ndalet. 

"Gjatë muajve të fundit, është folur shumë për paqen në Ukrainë, me takime paraprake dhe informime rreth takimeve, dhe ndërkohë, Rusia vazhdon sulmet e saj brutale. Duhet t’u jetë e qartë të gjithëve tani: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë. Kemi një detyrë të madhe përpara nesh: duhet ta bëjmë Evropën tonë të përbashkët aq të fortë sa lufta kundër nesh të bëhet e paimagjinueshme, dhe ne duhet ta bëjmë këtë tani. ”, tha Frederiksen. 
 

Ora 12:09
Macron: Ukraina nuk po e humb luftën me Rusinë

1759399863_macroncopenhagen.JPG

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë Samitit Evropian në Kopenhagen, deklaroi se "jemi në një moment kur Rusia qartësisht nuk po e arrin objektivin e saj kryesor", pasi "operacioni i saj special" nuk ka arritur të arrijë në Kiev ose të ndryshojë regjimin në Ukrainë. Macron theksoi se "situata është shumë më e mirë sot sesa në fillim të vitit", kur kishte frikë nga "një paqe shumë e shpejtë" dhe kishim disa dyshime për nivelin e mbështetjes së SHBA-së".

Për presidentin francez, kjo është për shkak të punës së Koalicionit të të Gatshmëve dhe suksesit në "rinovimin e kontaktit me Shtetet e Bashkuara". "Është shumë e rëndësishme, sepse për mua, është një shembull konkret i kundërshtimit të dezinformimit të përhapur nga Rusia. Jo, Rusia nuk po fiton. Jo, Ukraina nuk po e humbet këtë luftë dhe situata është shumë e ndryshme", përsëriti Macron.

Ora 11:00
Zelensky: Fola me Trump për raketat me rreze të gjatë veprimi, tani vendos ai

1759395820_zelenskyfolametrump.JPG

Volodymir Zelensky ishte ndër liderët e parë që foli në Komunitetin Politik Europian që po zhvillohet këtë të enjte në Kopenhagen. Tema e Ukrainës dhe siguria në Evropë janë në qendër të axhendës që liderët do të diskutojnë nëpër panele dhe në seancën plenare. Zelensky gjatë fjalës së tij tha se ka zhvilluar një bisedë me Presidentin amerikan Trump për armët me rreze të gjatë përdorimin e të cilave Ukrainë I sheh si pikë kthese në konfliktin me Ukrainën. "Ne biseduam me Donald Trumpin për armët me rreze të gjatë veprimi, për raketat, dhe tani gjithçka varet nga vendimet e tij", tha Presidenti ukrainas.