TIRANË - Socialisti Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim. Në votim morën pjesë 87 deputetë.
Opozita nuk mori pjesë në këtë proces, por qëndroi brenda seancës, duke ndjekur në heshtje votimin nga karriget.
Opozita i ra tavolinës kur përmendej emri i Niko Peleshit, ndërsa shumica duartrokiste kryetarin e ri të Kuvendit.
Komisioni i përkohshëm i ngritur për të administruar votat e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri përbëhej nga Fadil Nasufi, Saimir Asalla dhe Bledi Çomo, të propozuar vetëm nga PS pasi PD refuzoi të merrte pjesë në proces.
Ndërkohë, para zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, u betuan edhe deputetët e rinj. Nga 140 të tillë, u betuan 135.
2 të zgjedhur nga PSD-ja, Tom Doshi e Sabina Jorgo, njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Burime për Report Tv thanë se pas këtyre dy dorëheqjeve, zëvendësuesit do të jenë nga lista e hapur e PSD.
Kurse 3 deputetët e tjerë që munguan në këtë seancë janë nga radhët e PD-së; Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi. Ata pritet të votohen në seancën e radhës, megjithëse ligji i lejon që kanë afat deri në 6 muaj. Tre deputetët demokratë munguan në seancën e sotme për arsye personale.
Seanca e betimit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit u drejtua nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.
Seanca e parë e Parlamentit të ri këtë të premte (12 shtator 2025) u zhvillua në dy faza.
Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar.
Partia Demokratike, tashmë edhe më e ‘rrudhur’, me vetëm 50 deputetë, shkoi në Kuvend më të njëjtat akuza të vjetra, se zgjedhjet ishin farsë, por në sallë u kthyen me argumentin se do të mbrojnë interesin e qytetarëve. Opozita u kthye te strategjia e vjetër e bllokimit.
Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Demokratët nxorën në foltore pankartat me personazhe të krimit, ndërsa Gazment Bardhi i prishi mikrofonin Taulant Ballës. “Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun...”, tha Berisha. Seanca zgjati vetëm 24 minuta.
Seanca u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerikët fetarë. Ra në sy se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme i kishin lënë karriget bosh.
Në sallë ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.

Socialisti Erion Braçe është një nga deputetët më jetëgjatë të Parlamentit të Shqipërisë. Në këtë legjislaturë ai është zgjedhur deputet në Tiranë, në Njësinë 5.
Në seancën e sotme parlamentare, e para e kësaj legjislature pas zgjedhjeve të 11 majit, Erion Braçe është filmuar i vetëm dhe në fund të sallës. Kjo për shkak edhe sepse në këtë parlament, mazhoranca socialiste ka marrë 83 deputetë.
Por teksa qëndron i vetëm, në tavolinë Braçe mban librin “Lidership”, të diplomatit të njohur amerikan Henry Kissinger, libër që pak ditë më parë u botua në shqip.
Deputetët e Parlamentit të ri janë betuar këtë pasdite në seancën konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit.
Por, ai që ka tërhequr vëmendjen ka qenë kryeministri Rama teka ishte duke bërë një foto me telefonin e tij në Kuvend.
Më herët, kryeministri u pa duke vizatuar mbi librin e etikës së deputetit.
Të dashur qytetarë të Shqipërisë,
Të nderuar Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare,
Drejtues të institucioneve kushtetuese,
Të nderuar Zonja dhe zotërinj deputetë,
Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë është një nder dhe përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi e përkushtim. Përvoja ime e punës në parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë e mia do të vihen të gjitha në shërbim të këtij Kuvendi, në shërbim të Shqipërisë dhe qytetarëve tanë.
Jam ftuar nga Kryeministri Edi Rama dhe mbështetur më pas nga Partia Socialiste për të kryer këtë detyrë shtetërore të rëndësishme në një moment historik për Shqipërinë. Një moment që do të mbahet mend gjatë, ndaj ndihem dyfish i vlerësuar dhe thellësisht mirënjohës për besimin e dhënë dhe angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë.
Dëshiroj gjithashtu të falënderoj znj. Elisa Spiropali, për kontributin e vyer, standardin e lartë të punës dhe dedikimin e saj si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vitit të fundit të legjislaturës së kaluar. Ndaj i uroj Elises suksese të sinqerta në përgjegjësinë e re shtetërore që e pret.
Falënderoj gjithashtu të gjithë deputetët, pavarësisht votës pro apo kundër dhe i siguroj se do të bëj gjithçka mundem për të krijuar hapësirën e nevojshme dhe të sanksionuar nga ligji, të fjalës në parlament, statusin e ri dinjitoz të deputetit dhe Kuvendit, infrastrukturën e përshtatshme për lehtësimin e punës së deputetit në Kuvend apo në zonën e vet elektorale.
Nga ana tjetër do të doja të vendosim një standard të ri të respektimit të Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Etikës, për të cilin natyrisht nuk mjafton vetëm vullneti im.
Zonja dhe zotërinj, ne deputetët e kësaj legjislature jemi bashkëudhëtarë dhe kontribuues në segmentin final dhe të shumëpritur të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke përmbushur ëndrrën e kahershme të qytetarëve tanë.
Është privilegj i rrallë dhe përgjegjësi e pamatë për një parlament të ketë në dorë një detyrë kaq përcaktuese për të ardhmen e vendit.
Ashtu si Parlamenti i parë pluralist në fillimin e viteve ’90 hodhi themelet e demokracisë, sot është radha jonë të hapim dyert e Shqipërisë për në familjen europiane, një vizion që buron nga ideatorët e shqiptarizmës dhe arkitektët e shtëpisë sonë të përbashkët, rilindasit tanë. Në këtë kryeproces të integrimit të Shqipërisë sonë në BE, do të ecim me transparencë, gjithëpërfshirje dhe legjitimitet demokratik në çdo hap.
Shqipëria është ndër popujt më pro-europianë në kontinent dhe ky konsensus i gjerë popullor na frymëzon, por na detyron gjithashtu që mbështetjen e qytetarëve ta kthejmë në konsensus politik brenda kësaj salle.
Strategjia kombëtare “Shqipëria në BE 2030”, që synon mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin e plotë brenda vitit 2030, do të udhëheqë diplomacinë tonë parlamentare në vitet që vijnë.
Ky nuk është më thjesht një vegim, një ide, por është një angazhim që kërkon punë të pandërprerë dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
Horizonti europian që sot është më afër se kurrë në histori, duhet të na frymëzojë për të shkelur në rrugë të pashkelura të politikës, në politikën e guximshme të pakteve kombëtare dhe konsensusit.
Në këtë rrugëtim drejt BE, kuvendi është një institucion shumë i rëndësishëm.
Por nuk është i vetmi.
Krahas qeverisë dhe parlamentit, standardet e reja europiane duhet të rroken nga e gjithë shoqëria, nga të rinjtë, studentët, profesionistët apo sipërmarrësit. Duhet ndërtuar një mendësi e tërë europianiste.
Parlamenti është një nga kudhrat ku farkëtohen modelet dhe qasjet e reja. Gjuha e urrejtjes, dhuna verbale (ndonjëherë edhe fizike) nxisin përçarje dhe urrejtje edhe në shoqëri. Pra bëhen një model i keq dhe pengues për të ndërtuar mendësinë e re europiane.
E kundërta, pra konstruktiviteti, opozita e alternativave apo mazhoranca që ndërton konsensus me opozitën, modelojnë një shoqëri bashkëpunuese, të hapur dhe moderne.
Marrëdhëniet e shkëlqyera me Parlamentin Europian dhe institucionet e BE-së do të thellohen më tej, ndërsa ne do të intensifikojmë komunikimin me parlamentet e 27 vendeve anëtare, që secili prej tyre të na njohë nga afër, të ketë besim te demokracia shqiptare dhe ta shohë anëtarësimin tonë si një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian.
Diplomacia jonë parlamentare shtrihet edhe përtej Europës. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet gur themeli i politikës sonë të jashtme, dhe si Kuvend do të thellojmë bashkëpunimin me Kongresin Amerikan dhe parlamentet e vendeve aleate e demokratike.
Siguria kombëtare dhe mbrojtja e paqes janë të pandashme nga rrugëtimi ynë europian. Në një botë gjithnjë e më të trazuar, Shqipëria do të qëndrojë krah për krah me aleatët e saj, duke mbrojtur e promovuar vlerat e demokracisë, lirisë dhe paqes.
Është detyra jonë parësore të mbajmë të gjallë dhe produktiv bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, dhe të forcojmë lidhjet me deputetët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e kudo në rajon. Ne do të punojmë së bashku për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në rajon, si dhe për stabilitetin dhe mirëqenien e Ballkanit Perëndimor, pa të cilat as integrimi europian nuk do të ishte i plotë.
Zonja dhe zotërinj, gjatë kësaj legjislature Kuvendi i Shqipërisë do të jetë aleat i palëkundur i forcimit të shtetit ligjor dhe pavarësisë së institucioneve. Mbështetje e plotë do t’u jepet institucioneve të reja të drejtësisë, sepse tani është koha që qytetarët të ndjejnë frytet e reformës: një sistem të pavarur, të paanshëm e transparent, ku ligji sundon mbi të gjithë njësoj.
Kuvendi do të shtyjë përpara reformat transformuese që përmirësojnë jetën e qytetarëve, nga zhvillimi ekonomik dhe mbështetja e sipërmarrjes së ndershme e inovacionit, te forcimi i qeverisjes, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Do të jemi të vendosur të mbrojmë interesin publik, të drejtat e qytetarëve dhe vlerat kushtetuese, si nga deformimet e brendshme, ashtu edhe nga ndikimet jomiqësore të jashtme.
Në një kohë sfidash për demokracitë kudo, Shqipëria do të qëndrojë e palëkundur në mbrojtjen e rendit demokratik, sigurisë kombëtare dhe paqes shoqërore.
Kontributi ynë në sigurinë kolektive, në kuadër të NATO-s dhe partneritetit me BE-në, do të jetë i qëndrueshëm dhe parimor.
Një tjetër detyrë themelore e këtij Kuvendi do të jetë forcimi i mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj ekzekutivit. Ne do ta ushtrojmë këtë rol me seriozitet e përgjegjësi, duke kërkuar llogari në mënyrë konstruktive dhe duke konsoliduar praktikën e kontrollit post-legjislativ, që ligjet të maten jo vetëm në miratim, por edhe në zbatimin dhe ndikimin e tyre real në jetën e qytetarëve.
Të dashur kolegë,
Një volum i madh pune, mbase më i madhi në 30 vitet e fundit, për të bërë realitet ambicien e Shqipërisë në BE brenda 2030, na pret përpara.
Forcën për ta përmbushur me sukses duhet ta gjejmë te transformimi që puna jonë këtu do sjellë në jetën e qytetarëve.
Në fund të kësaj legjislature, Kuvendi i Shqipërisë duhet të funksionojë me të gjitha standardet e një parlamenti europian. Kjo nënkupton se reformat e brendshme janë po aq të rëndësishme sa edhe reformat kombëtare për integrimin.
Deputetët, stafi dhe strukturat parlamentare kanë detyrën ta bëjnë Kuvendin më modern, më efikas dhe më të hapur, duke përfituar padyshim edhe nga mundësitë që ofron teknologjia.
Sot Shqipëria dallohet para shumë vendeve ku e ku më të zhvilluara ekonomikisht, për transformimin e shpejtë digjital të shërbimeve publike.
Ky transformim duhet të përqafohet me shpejtësi edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.
Një ligj i ri për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit, dhe një rregullore e rishikuar, me një strukturë të re të komisioneve parlamentare do të çlirojnë mundësi të reja për një organizim më të mirë të punës dhe efikasitet e efektivitet më të lartë.
Në këtë rrugëtim, falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë mbështetur modernizimin institucional, në veçanti Bashkimin Europian, por edhe qeveritë, parlamentet dhe organizatat partnere nga Austria, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Suedia, Vendet e Ulëta, SHBA, OSBE dhe shumë të tjerë. Trajnimet, investimet dhe ekspertiza e tyre kanë qenë të çmuara.
Zonja dhe zotërinj deputetë,
Kjo legjislaturë ka një përbërje të re: mbi gjysma e deputetëve vijnë për herë të parë këtu. Ky është një mesazh i qartë i qytetarëve, të cilët presin të shikojnë një kulturë të re parlamentare. Deputetët e rinj kanë barrën dhe privilegjin të sjellin frymën e re të politikës, duke ruajtur integritetin dhe duke kërkuar më të mirën edhe nga kolegët e tyre me më tepër përvojë.
Si Kryetar i Kuvendit, do të jem përkrah secilit prej jush, pavarësisht bindjeve politike.
Përpara sfidave të mëdha kombëtare nuk jemi shumicë apo opozitë, jemi bij e bija të së njëjtës Shqipëri, duke lundruar drejt të njëjtit destinacion.
Ju faleminderit për vëmendjen!
Na priftë e mbara në punët që na presin!
Le të fillojmë menjëherë, me besim dhe me zemër të hapur, për Shqipërinë Europiane!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e ri të Parlamentit, Niko Peleshi. Berisha doli nga salla sapo Peleshi nisi të mbante fjalimin e parë si kryeparlamentar.
Në fjalën e tij para gazetarëve nga oborri i Parlamentit, Berisha akuzoi Peleshin se ka 5 dosje korrupsioni në kurriz.
Siç bën në çdo sulm ndaj rivalëve politikë, kryedemokrati e cilësoi kryetarin e parlamentit "qenie amorfe".
“Sot në drejtim të parlamentit u zgjodh një njeri me 5 dosje korrupsioni. Niko Peleshi është historia e korrupsionit, është njeriu që ka firmosur akte madhore korruptive për djegësat, qoftë për prodhimin e energjisë në djegësin e Elbasanit dhe djegësin e Elbasanit, akte të cilat e bëjnë atë përgjegjës automatik për dëme kolosale që u ka bërë shqiptarëve.
Niko Peleshi është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe në zona të tjera, kur ka qenë ministër Bujqësie. Peleshi të themi të vërtetën është nga pikëpamja, të themi e konstitucionit, në rrafshin konstitucionalist, jo të Kushtetutës, por të fizikut, ai është një qenie amorfe.
Pra, ky njeri në vend që të shkojë atje ku ka vendin, ky merr kreun e parlamentit vetëm e vetëm se ka vjedhur së bashku me Edi Ramën.... Tani jemi për betejë, nuk kemi nevojë për tolerancën e tyre fare. Asnjë nevojë për tolerancën e tyre, ata nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar, ata përfaqësojnë vullnetin e krimit shqiptar.
Përfaqësojnë kartelet e drogës, organizatat kriminale, përfaqësojnë miliardat e vjedhura të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Sali Berisha.
Niko Peleshi u zgjodh kryetar parlamenti me 84 vota pro dhe 3 kundër.

Me nisjen zyrtarisht të Parlamentit në seancën e sotme, Partia e Lirisë duket se ka zyrtarizuar edhe kryetarin e grupit parlamentar.
Tedi Blushi, në një reagim pas zgjedhjes së Niko Peleshit si kryetar i Parlamentit, e akuzoi për lidhje me atë që ai e quan “mafia e inceneratorëve”.
“Sot në krye të Kuvendit u zgjodh Niko inceneratori ose Niko helmi i aferës së "Silikon Mix". Zyrtarisht mafia e inceneratorëve mori sot edhe drejtimin e Kuvendit. Pronari i inceneratorëve, Edi Rama vuri në krye të Kuvendit ushtarin e inceneratorëve, ortakun e Klodian Zotos. Mafia e inceneratorëve vazhdon të kapë institucionet sepse afera ende vijon për shkak të SPAK. Altin Dumani është "kumbari" i mafias së inceneratorëve, aferë e cila ende vijon sepse pagesat e aferës ende vijojnë”, u shpreh kreu i grupit të PL, Tedi Blushi.
Teksa deputetët votonin për të zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit, kryedemokrati Sali Berisha qëndronte në heshtje në karrigen e tij duke mos marrë pjesë në proces.
Por kamerat e kanë kapur Berishën, që gjatë votimit për kryeparlamentarin e ri, ai shikonte në iPad video të Edi Ramës dhe të Agron Shehajt.
Sali Berisha po navigonte në rrjetet sociale, teksa kamerat fiksuan momentin epik.
Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e parë të legjislaturës së re të mbajtur këtë të premte.
Në formë proteste për të shprehur kundërshtinë e tyre kundër Niko Peleshit, deputetët e opozitës përplasën tavolinat me duar, ndërkohë që Sali Berisha u largua.
Deputetët e opozitës, në vend të fletëve të votimit, hodhën në kutinë e votimit pankarta kundër qeverisë.
Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin.
Gjatë fjalës së tij, Llajo bëri disa lapsuse, sikurse ishte emri i Tomor Alizotit, të cilit i tha “Tërmet Alizoti”.
Kaq mjaftoi që serioziteti i seancës të përmbysej nga të qeshurat e deputetëve, me demokratët që ishin më të zëshmit.
Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.
Niko Peleshi mbajti fjalimin e parë si kryetari i ri i Kuvendit mes zhurmave të opozitës, deputetët e së cilës u binin tavolinave teksa ai fliste.
Në fjalën e tij, Peleshi u shpreh se objektivi për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të udhëheqë diplomacinë parlamentare.
Kryeparlamentari i ri i Shqipërisë u zotua për t’i krijuar çdo deputeti hapësirën e nevoshme të fjalës dhe për t’i kushtuar rëndësinë e duhur të gjithë ligjvënësve.
Peleshi theksoi se nën drejtimin e tij, Kuvendi do të vendosë një standard të ri të Kushtetutës, rregullores dhe Kodit të Etikës.
“Një moment historik për Shqipërinë, ndaj ndihem dyfish i vlerësuar dhe thellësisht mirënjohës dhe angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar me përkushtim çdo ditë. Dëshiroj të falenderoj Elisa Spiropalin për kontributin e vyer gjatë vitit të fundit të legjislaturës së kaluar. Falenderoj të gjithë deputetët, pavarësisht votës pro apo kundër apo mospjesëmarrjes në votim dhe do bëj gjithçka mundem për të krijuar hapësirën e nevojshme të fjalës në parlament, statusin e ri dinjitoz të deputetit dhe kuvendit, infrastrukturës së përshtatshme për lehtësimin e punës së deputetit.
Do doja të vendosnim një standard të ri të respektimit të Kushtetutës, rregullores dhe Kodit të Etikës. Ne jemi bashkëudhëtarë dhe kontribues në segmentin final dhe të shumëpritur të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Objektivi strategjik që synon mbylljen e negociatave në 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 do udhëheqë diplomacinë tonë parlamentare në vitet që vijnë. Ky është angazhim që kërkon punë të pandërprerë".
Niko Peleshi theksoi se sjellja në Parlament mes deputetëve ndikon edhe jetën shoqërore të vendit. Për këtë arsye, siç tha ai, duhet një mendësi e re europiane. Në funksion të kësaj, Peleshi kërkoi nga deputetët që gjuha e urrejtjes në Kuvend, dhuna verbale e fizike, të lihen mënjanë, dhe të kultivohet fryma e bashkëpunimit.
Gjuha e urrejtjes, dhuna verbale bëhen pengues për të ndërtuar mendësinë e re europiane. E kundërta modelojnë shoqërinë bashkëpunuese. Marrëdhëniet me PE do të thellohen më tej, ndërsa do thellojmë komunikimin me parlamentet e 27 vendeve anëtare. Është detyra jonë të mbajmë gjallë bashkëpunimin me Kuvendin Kosovës dhe të punojmë për të drejtat e shqiptarëve kudo në rajon. Do ushtrojmë kontrollin ndaj Ekzekutivit duke kërkuar llogari”.
Në mbyllje të fjalës së tij, kryeparlamentari i ri u kërkoi takim ditën e hënë në orën 11:00 krerëve të grupeve parlamentare.
Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit me 84 vota pro dhe 3 kundër.
Teksa është duke u mbajtur seanca konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një vizatim i kryemnistrit Edi Rama mbi librin e Etikës së Deputetit
Siç shihet edhe nga video pas vizatimit kreu i qeverisë në fund i bën edhe një foto me celular.
Opozita nuk propozoi asnjë emër për ngritjen e komisionit të përkohshëm që do të administrojë votat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion.
Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin për kryeparlamentar të ri.
“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.
Kuvendi i Shqipërisë çeli sot legjislaturën e re me seancën e parë plenare, ku u zhvillua verifikimi i mandateve të deputetëve të rinj dhe betimi i tyre.
Gjatë seancës, kryetarja e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se pranë këtij komisioni janë depozituar dy shkresa për heqje dore nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, të dy zgjedhur në qarkun e Shkodrës me PSD-në.
"Pranë komisionit janë depozituar edhe dy shkresa, për heqjen dorë nga mandati i deputetit të deputetit Tom Doshi dhe Sabina Jorgo.
Në këtë rast Kuvendi jo më vonë se 30 ditë njofton KQZ për krijimin e vakancës.
Burime i thanë Report Tv se Doshi do të ‘aktivizojë’ listën e hapur të Shkodrës.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.

Rezultati i votave të 11 majit
Deputetët janë rikthyer në Kuvend, ndërsa deputetja e PS Milva Ekonomi paraqiti raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve. Pritet betimi i 140 deputetëve të rinj, ndërkohë që po sot do të votëbesohet edhe kryetari i Kuvendit. Për këtë post, kryeministri Edi Rama ka propozuar Niko Peleshin.

Në seancën e parë të Kuvendit të ri, mungoi SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme. Në sallë, karriget e përfaqësuesve të dy organeve të drejtësisë. Ndërsa nga gjyqësori, të pranishëm ishin drejtuesit e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, Holta Zaçaj dhe Sokol Sadushi.
E gjithë vëmendja, në këtë seancë të parë të Kuvendit, ishte te deputetët e kësaj legjislature të re.
Në mesin e fotove, spikat edhe një e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha, të cilët kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit, pasi ishin ulur në të njëjtin rresht dhe vetëm një tavolinë larg.
Ana Dajko, e dalë deputete nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. u paraqit sot në seancën e parë plenare të legjilaturës së XI, të Kuvendit të Shqipërisë, për konstituimin e përbërjes së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Ajo nuk i shpëtoi mediave, të cilat i morën prononcimin e parë, gjatë të cilës 60-vjeçarja dukej e “pushtuar” nga emocionet.
Dajko komentoi edhe lajmin e medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, e cila zbuloi për herë të parë origjinën e 60-vjeçares dhe lidhjet e saj me Greqinë. Krahas kësaj, Dajko tha se do të përfaqësojë 64 mijë votuesit e koalicionit.
“Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetsase shqiptare që të mendoj...
Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite, Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”,
Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhor i vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.
Ndërkohë që kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet.
Në foltore Berisha filloi të akuzonte dhe njëherë PS-së ndërsa Llaho i hoqi fjalën, ndërkohë që u desh ndërhyrja e gardës pas bllokimit të foltores nga ana e demokratëve.
“Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun...”, tha Berisha drejtuar Vasil Llajos pas leximit të emrave të deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa Bardhi ka prishur mikrofonin.
Propozimet kaluan për votim, ndërsa ka qenë po demokratët të cilët kanë prishur kartonat e kolegëve.

Ngrihet në Kuvend Komisioni që do të verifikojë mandatet e deputetëve të kësaj legjislature të re. Socialisti Taulant Balla njoftoi emrat që do të përbëjnë komisionin, ndërsa PD nuk mori pjesë. Drejtuesi Vasil Llajo, njoftoi se seanca do të rinisë në orën 17:00, ku pritet që të bëhet edhe betimi i deputetëve.
“Bazuar në nenin 2 të rregullorës së Kuvendit, në emër të grupit parlamentar të PS-së, propozojmë për Komisionin për verifikimin e mandateve: Milva Ekonomin, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla”, njoftoi Balla.
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një prononcimi për gazetarët përpara se të futej në Parlament për seancën e parë plenare për këtë sezon, është pyetur nëse do të votonte Niko Peleshin si kreun e ri të Kuvendit.
Berisha tha se nuk do ta votonte në asnjë mënyrë Peleshin. Teksa më pas u ngatërrua dhe deklaroi se është 10 herë më mirë të votosh Peleshin, sesa Kamaranin, një personazh që sipas tij është bandit.
“Absolutisht jo. Të votosh Niko Peleshin aty është 10 herë më mirë se sesa të votosh Kamarani apo bandën e tij në Korçë. Kategorish jo. Më mirë të vinte ai, se të paktën është i sinqertë, jeton si bandit. Ndërsa ky është bandit me post kryetar Parlamenti. Në asnjë mënyrë”, tha Berisha përpara se të futej në Kuvend.
Që në seancën e parë plenare të legjislaturës së XI, Partia Demokratike, e cila së bashku me aleatët në këtë mandat ka 50 deputetë, nisi aksionin opozitar, duke shpalosur pankarta me foto të eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste dhe të mbishkruara me akuza.
Mariana Koçeku, Zegjine Caushi dhe Klodiana Çapja janë tre deputetet më të reja të Kuvendit të Shqipërisë dhe rrjedhimisht bazuar në rregulloren e Kuvendit do të formojnë sekretarinë e përkohshme deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit.
Deputetja e PD-së Klodiana Çapja ka refuzuar t’i bashkohet dy kolegeve nga kampi socialist duke mos marrë vendin e saj në ulësen e sekretarisë së përkohshme.
Ka nisur seanca e parë parlamentare e legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë, ku Partia Socialiste dominon edhe në këtë mandat, por me një numër shumë herë më të lartë deputetësh krahasuar 3 mandatet e kaluara.
Plot 83 ligjvënës socialistë të dalë nga zgjedhjet e 11 majt. Për shkak të numrit të lartë, disa prej deputetëve socialistë janë detyruar të ulen “djathtas”, pra në pjesën ku ulet opozita.
Deputeti socialist, Vasil Llajo hapi seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit me një mesazh bashkëpunimi mes palëve politike. Ai tha se besimin që shprehën qytetarët më 11 maj, duhet ta kthejnë në realitet, duke punuar së bashku në interes të tyre. Përmendi gjithashtu rrugën evropiane drejt BE-së, teksa tha se nuk është një mision i një partie, por kombëtar.
“Sot sipas kushtetutës, më është besuar detyra e nderuar për të hapur këtë seancë të parë. Ky është moment solemn sepse fillon kapitulli i 4 viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë. Këtë e shoh si simbol se jeta politike nuk ndërtohet vetëm mbi energjinë e rinisë, dhembshurinë e përvojës por mbi bashkëpunimin e të dyjave. Kemi nevojë për energjinë e brezave të rinj dhe maturinë e atyre që kanë parë më shumë. Me profesionin tim si mjek, kam mësuar se shërbimi ndaj njerëzve është rruga më e ndershme. Kjo duhet të jetë filozofia e punës tonë. Politika ka kuptim vetëm kur prek jetën reale të njerëzve. Kjo legjislaturë është e re në përbërje, qytetarët duan më shumë nga ne, politikë më pranë njerëzve. Është detyra jonë që këtë besim ta kthejmë në realitet. Qytetarët duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Të ndërtojmë një kulturë bashkëpunimi për çështje të mëdha kombëtare, duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë këtë. Të ndahemi në debate, e bashkohemi në qëllime. Shqipëria sot është më pranë se sot anëtarësimit në BE. Ky është mision historik i kësaj legjislature. Ky nuk është mision i një partie, por kombëtare, për të cilin do të na gjykojnë brezat që vijnë. Le të dëshmojmë se dimë të bëjmë politikë të pjekur, ku nuk mungon debati por kur fjala e fundit është interesi i vendit.”, tha ai.
Kreu i PD, Sali Berisha jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Berisha tha se edhe bojkoti është një opsion, por vendimet do të merren me strukturat e PD. Një koment e ka edhe për Ogerta Manastirliun e cila do të jetë kandidatja e PS.
“Vendimet do bëhen të ditura. Me Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë. Në përpjekjen e betejës, bojkoti është një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë. Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në Kuvendin e drogës, nxori përsëri nga qelia Veliajn. Do të tërheqë mediat me probleme bashkisë së Tiranës dhe përmallim madh të Ogertës. U shkri në dënesë Ogerta kur mor vesh lajmin se do të kandidohet. Janë shashka për mediat dhe për opozitën”, tha Berisha.
Gjatë Asamblesë së PS, kryeministri Rama kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke kërkuar shkarkimin e Veliajt. Kandidate për kryetare e PS, ministrja aktuale e Arsimit Ogerta Manastirliu.
Edhe pse nuk njeh zgjedhjet, PD është paraqitur në Kuvend. Berisha tha për gazetarët se është një Kuvend jolegjitim
"Ky është një akt absolutisht me një mjedis legjitim dhe ky është një hap që ne bëjmë në një përpjekje më të fuqishme që opozita ka bërë ne ekzistencën e saj për çlirim e shqiptarëve nga narkodiktatura. Është parlament jolegjitim, ky është kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve, ky është kuvendi i dhunimit të fjalës së lirë. Hap më legjitim se ky që bën sot PD nuk ka, por ne e kemi betejë, zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona", tha Berisha.
Në seancën e parë të legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Shqipërisë, përveç deputetëve të rinj e të tjerë të dalë nga parlamentaret e 11 majit, të pranishëm në seancë do të jenë dhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit sapo ka mbërritur dhe e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy van Horn.
Deputetja më e votuar e qarkut të Elbasanit Sara Mile, në ditën e parë të Kuvendit ka vendosur dhe një shall në qafë, për të cilin është shprehur se simbolizon të gjithë baltën dhe paragjykimet që opozita ka hedhur mbi të gjatë gjithë kësaj kohe.
Ndër të tjera ajo thotë se tashmë do të tregojë veten e saj dhe se opozita duhet t’i kërkojë falje për të gjitha të thënat nga ana e tyre në fushatë.
“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge.
Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna.
Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.
Ulsi Manja komenton largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa Rama e kaloi në drejtimin e komisionit të ligjeve.
Manja: Qoftë një legjislaturë e mbarë.
Gazetarët: Pse iu largoi Rama?
Manja: Kryetar i komisionit të ligjeve. Jemi në procesin e integrimit, Komisioni i Ligjeve do jetë komision që do mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE, jam natyralisht aty ku duhet të jem.
Komente












Zgjedhja e Niko Peleshit nje burokrati klasik,tregon qe Rama nuk e ka me problem opoziten.Heren e kaluar kur kishte me shume opozite ne Kuvend,duhej nje luftetare e vertete-Elisa,qe t'ju pergjigjej flake per flake.Tani ky Kuvend me shumice socialiste,do te jete nje Kuvend gjumi,pa shume debate,pa shume gjalleri e opozitarizem,pra do te duket si qen i rrahur,i pa rrezikshem,prandaj u zgjodh Peleshi per t'a mbajtur ne leash.
PërgjigjuZoti e rujt Alexia Peleshin.. nje super yll Tashi per me teper eshte super vip ...
PërgjigjuHec pērpara Edi Rama QENT LEFIN HAM , HAM, HAM karvani tē heci pērpara. Ska mo tok e xanme ush Ush o derr.
PërgjigjuShpellaret lehese te SALIUT Ai eshte ne ndjekje,ai ka vila neper Europe,hedh shqiptaret ne ere ne Gerdeci e keta hane mender m..t
Përgjigjuzbaton urdherat e Rames.
PërgjigjuNepali dhe Shqipèria janè 2 republika simotra, kur sheh "klasèn politike" kèndej e andej. Vetèm popujt, ata ndryshojnè ca. Ai nepalez, u çua nè kèmbè dhe i tregojè klasès politike me vepra, se nganjèherè edhe zjarrfikèsit mè tè mirè tè botès, nuk ia dalin dot tè shuajnè flakèt e zemèrimit popullor. Kèndej nga ne, janè njerèzit mè tè rezervuar, mè tè apasionuar pas teknikès oksidentale me Djellèn nè prapanicè. Ujè pèr tu ruajtur nga zgjebja, nuk kanè shqiptarèt, mbyten nè plehra edhe pse miliardat e paguara pèr inceneratorè, u zhdukèn nè xhepat e politikanève, fèmijè nuk kanè mè shqiptarèt po ashtu sepse mungesa e perspektivès i ka degdisur si çifutèt nè shkretètirè nèpèr botè,,,,,ama pèr protestè si shenjè e artikullimit tè mendimit politik tè njè shoqèrie europiane,,,,,jo jo,,,pèr gjèra tè tilla nuk kanè kohè shqiptarèt. Ta gèzojmè GROPÈN E GJIRIZIT o bashkèkombas,,,,,ASGJÈ TJETÈR NUK MERITOJMÈ.
PërgjigjuFilloj avazi ishalla kan fatin e parlamentit në Nepal kto hajna
PërgjigjuNje mute e njeta gja. Iku koha kur kishim unitet lavdi PPSh
PërgjigjuFilluan shpellarët e Sali non gratës....
Përgjigju