TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj as në këtë seancë nuk ishte i pranishëm në gjyq, pasi refuzon të qëndrojë në kafazin e qelqtë. I pari i qytetit të Tiranës kishte dërguar një deklaratë ku informonte trupin gjykues se në proces do të mbrohej nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por, as ky i fundit nuk ishte paraqitur në seancë pasi kishte dorëzuar një raport mjekësor për 2 ditë dhe i kërkonte GJKKO-së që të shtynte seancën.

Në këto kushte, Gjykata vendosi të shtyjë seancën më 4 korrik. Ndërsa, me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado, trupi gjykues vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për Veliajn.

“Ka pengesë për zhvillimin e procesit pasi mungon avokati i të pandehurit Veliaj. Gjykata duhet të shtyjë procesin dhe të pezullojë afatet e paraburgimit”, tha Dado.

Seancën e kaluar, Veliajt iu rrëzua kërkesa për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. Ndërsa seanca u shty pas kërkesës së avokatit të ri të Ajola Xoxës që të njihet me aktet.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lajmi në përditësim....