Shtyhet në 11 mars vendimi! Enkelejda Hoxha me pranga në duar! KLGJ rrëzon kërkesën e avokatit: Nuk thirren dëshmitarë dhe as marrje të provave

TIRANË- Me pranga në duar, gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Vendimi, për shkarkimin ose jo të saj, nuk u mor as në seancën e sotme, kjo pasi u shty për në datën 11 mars ora 10:00, pas kërkesës së vetë gjyqtares për të pasur më shumë kohë për mbrojtjen e saj.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami ka rrëzuar kërkesën e avokatit Ardian Visha për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash, me argumentin se ajo që pretendohet të provohet me prova nuk ka lidhje me objektin e hetimit disiplinor. Rrëzimi i kësaj kërkesë u mor me vendimi është unanim.

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ishte sërish kundër shtyrjes, ose të paktën që maksimumi t'i jepej gjyqtares 2 ditë kohë, por KLGJ caktoi datën 11 mars për mbajtjen e seancës së radhës. Sipas Metanit, janë 5 raste kur gjyqtarja ka vepruar në kundërshtim me ligjin për t'i dhënë lirinë personave në mënyrë të padrejtë e për këtë duhet të shkarkohet. 

Pak ditë më parë, gjyqtarja Hoxha u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
Shtyhet në 11 mars seanca për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha! KLGJ s'pranon kërkesën e avokatit për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash

Seanca për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha ëshyë shtyrë sërish. Vendimi do të merret më 11 mars në orën 10.00

Llagami: KLGJ vendos të mospranojë kërkesat e avokatit për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash pasi ajo që pretendohet të provohet me prova nuk ka lidhje me objektin e hetimit disiplinor. Vendimi është unanim.

Enkelejda Hoxha: Kërkoj kohë të përgatis parashtrimin tim mbi këtë procedim disiplinor.

Avokati Visha: Magjistratja ka të drejtë …paragjykim i çështjes

Metani: Nuk shoh realisht arsye ligjore për shtyrje sepse avokati ka qenë prezent në çdo seancë dhe ka bërë parashtresën dhe ka paraqitur pretendimet në emër të klientes së tij. Por në kuadër të respektit të gjendjes në të cilën ndodhet magjistratja, tentoj të jem mirëkuptues ndaj kërkesës së saj dhe shprehem pozitivisht, por jo më shumë se disa ditë shtyrja.

Naureda Llagami: Duke respektuar të drejtën e magjistrates për t’u mbrojtur, seeanca e radhës 11 mars ora 10.00

Ora 10:30
Nis seanca për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, foto brenda sallës

1614850329_161485030183c95ac8d0d64e3b8402438a9c3e2cf41.jpg

Ka nisur senaca për shkarkimin ose jo nga detyra të gjyqtares Enkeljeda Hoxha, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ka siguruar foto brenda sallës ku po zhvillohet gjyqi teksa shihet dhe gjyqtarja Hoxha e ulur në karrige, në pritje të vendimit që do të marrë sot KLGJ.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime