Kuvend/ Bordi i monitorimit të karburanteve, PD: Është antikushtetues, do të krijojë një kartel! Braçe: Nuk zgjidh abuzimin e çmimeve! Në sallë fiken dritat kur flitej për energjinë elektrike

Akti Normativ për ngritjen e Bordit të Transparencës për Monitorimin e Tregut të Karburanteve dhe përcaktimit të çmimeve ka sjellë debate në Kuvend, ku opozita është shprehur kundër. Deputeti Oerd Bylykbashi, tha se ky akt normativ është anti-kushtetues dhe se me këtë ligj do të krijohet një kartel.

Por edhe për deputetin socialist Erion Braçe ngritja e bordit të transparencës, nuk zgjidh abuzimet dhe mungesën e konkurrencës në tregun e karburantit. Sipas tij marzhet e fitimit të përcaktuara nga bordi nuk kanë qenë plotësisht transparente sepse në aktin e dytë normativ kanë pësuar rritje. Sipas socialistit kompanitë abuzojnë pasi përdorin naftën që kanë në depozitat e tyre, dhe i vendosin çmimin e bursës.

Ndërkohë sa i përket krizës energjetike, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se qytetarët nuk do të përballen me rritje çmimesh. Por teksa fliste ministrja ndodhi një incident, pasi u fikën dritat.  Kaq mjaftoi që deputeti demokrat Helidon Bushati të niste akuzat se paratë që qytetarët paguajnë për energjinë po shkojnë në xhepat e drejtorëve të Koorporatës Elektro-energjitike Shqiptare. 

Seanca plenare në Kuvend nisi me interpelancën e kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me Ministren e Arsimit, Evis Kushi. Zhupa i ka kërkuar llogari Kushit në lidhje me mbajtjen e zotimeve për 'Paktin për Universitetin'.

Zhupa e ka vënë theksin pikërisht te mbështetja ndaj studenbtëve, sipas së cilës mungon nga Ministria e Arsimit, ndërs Kushi u përgjigj duke 'numëruar'; investimet e bëra. Sipas Kushit, angazhimet kryesore që po mbahen, pavarësisht sfidës së pandemisë, janë bursat që po u shpërndahen studentëve dhe përgjysmimi apo përjashtimi nga tarifat e universiteteve. 

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dy akte normativ gjatë seancës së sotme. Kuvendi miratoi aktin normativ për përpunimin dhe tregtimin e naftës me 73 vota pro, 39 kundër, 1 abstenim.

Ndërsa akti i dytë normativ që u miratua është për çmimet e produkteve bazë me 74 vota pro. Gjithashtu gjatë seancës së sotme u miratua marrëveshja me Pfizer dhe Ministrinë e Shëndetësisë me 100 vota pro.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Kuvendi miraton 2 akte normative dhe marrëveshjen e Ministrisë së Shëndetësisë me 'Pfizer' për 1 mln vaksina

1650539492_20190613223330sotkuvendi.jpg

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar dy akte normativ gjatë seancës së sotme. Kuvendi miratoi aktin normativ për përpunimin dhe tregtimin e naftës me 73 vota pro, 39 kundër, 1 abstenim.

Ndërsa akti i dytë normativ që u miratua është për çmimet e produkteve bazë me 74 vota pro. Gjithashtu gjatë seancës së sotme u miratua marrëveshja me Pfizer dhe Ministrinë e Shëndetësisë me 100 vota pro.

Ora 19:20
Kontratë për 1 milion vaksina Pfizer! Po diskutohet aplikimi i dozës së katërt të vaksinës

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ka paraqitur amendimin e marrëveshjes mes kompanisë Pfizer dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, duke u shprehur se qeveria shqiptare garanton me këtë marrëveshje, vijimin e procesit të vaksinimit për të gjithë popullatën, duke përfshirë edhe dozat pediatrike.  Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se për vitin 2022 është parashikuar blerja e 1 milion dozave të vaksinës Pfizer.

“Marrëveshja që ne kalojmë sot për miratim në Kuvendin e Shqipërisë na vë në dispozicion dhe 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer, të cilat do të vijnë sipas një kalendari, duke filluar nga muaji maj dhe deri në muajin dhjetor të këtij viti, duke përcaktuar të gjitha afatet e kohës dhe jetëgjatësisë së vaksinës, në mënyrë që të kemi gjithë mundësinë për t’i përdorur në kohë, sipas planit tonë të përgjigjies të vaksinimit në vendin tonë. Sigurimi në vijim i vaksinave është një hap përpara drejt të paturit të garancisë për të vijuar në një normalitet që ne të gjithë e duam. Ndaj ne nuk kemi humbur kohë. Kemi bërë maksimumin për të mos pasur asnjë boshllëk me furnizimin me vaksina”, tha Manastirliu.

Në fjalën e saj, Ministrja Manastirliu bëri me dije se është duke u diskutuar për aplikimin e dozës së katërt të vaksinës për të moshuarit dhe grupet e rrezikuara. 

“Ne po përgatitemi me Komitetin e Ekspertëve të Vaksinimit dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrim një tjetër vendim, atë të aplikimit të dozës së dytë përforcuese apo të dozës së katërt për të moshuarit dhe grupet e riskuara. Një vendim që, nëse merret na gjen të përgatitur pasi disponojmë sot dhe do të disponojmë gjithashtu përgjatë këtij viti të gjitha dozat e nevojshme të vaksinave dhe mbi të gjitha na jep më shumë garanci që jeta e të moshuarve të mbrohet dhe jeta e kujt ka imunitet të kompromentuar të mbrohet, jeta e mjekëve, infermierëve të jetë e mbrojtur, e mësuesve gjithashtu dhe e gjithë kategorive të riskuara”, tha Manastirliu.

Aktualisht, mbi 60% e popullatës target ka marrë të paktën 1 dozë vaksine anticovid, ndërsa janë kryer në total mbi 2.8 milion vaksina. Qeveria shqiptare ka alokuar në buxhetin 2022 rreth 2,7 miliard lek për sigurimin e vaksinave anticovid.

Ora 18:30
Shehi: Kam 16 depozita me ujë mbi pallat, e kemi akoma me orar! A do të marrë masa bashkia

Nga foltorja e Kuvendit deputeti Dashamir Shehi ka ngritur problematikat e furnizimit me ujë në Tiranë. Shehi tha se megjithëse jemi në vitin 2022 kemi ende ujë më orora, ndërsa në pallate ka shumë pompa. Shehu po ashtu shqetësimin edhe të depozitave mbi taraca, ndërsa kërkoi që bashkia të marrë masa.

'Uji vjen ende në vitin 2022 me orar. Do marri ca masa kjo qeveri, ndaj këtij sektori që është strategjik për vendin?! Këtë luks që kemi për ta shpërdoruar ujin nuk do ta kemi gjithmonë. A ka një strategji për ujësjellësat, për deboratorët që t’i paraqiten këtij Parlamenti, ta dimë kur do t’i heqim depot nga pallatet. Unë jetoj vetë në pallat, në katin e 5-të. Kam 16 depozita me ujë sipër. Këtë punë e di kaq mirë se kam 25 vjet që e vuaj. Gjysmat e pallateve kanë pompa. Që do të thotë energji elektrike në këtë lloj situate. Pompë për ta ngjitur ujin lart dhe pompë për ta shpërnda. Tirana ka 120 milionë euro mbi tarraca, depo uji, pompa, sisteme lidhjesh. S’ka asnjë plan nga Bashkia si do i përqendrojmë këto depo?”- tha Shehi ndër të tjera.

Ora 18:05
Bordi i monitorimit të karburanteve, Bylykbashi: Antikushtetues, me këtë akt normativ po krijon një kartel

 

Deputeti Oerd Bylykbashi tha nga foltorja e Kuvendit, se ngritja e Bordit të transparencës për monitorimin e çmimit të naftës, gazit dhe Benzinës është antikushtetuese. Sipas Bylykbashit, me këtë akt normativ do të krijohet se një kartel.

'Vërtetë Kushtetuta lejon kufizimin, nëse është akt normativ, duhet të jetë masë e përkohshme. Me aktet e  sotme po krijohet me ligj kartel. karteli është i ndalur. Të krijosh kartel me ligj ke nxjerrë nga loja një autoritet të pavarur siç është autoriteti i konkurrencës. Ku guxon sot dhe të ndërhyjë Autoriteti i Konkurrencës në këtë kartel. Qeveria ka krijuar kartel me këto akte normative që ne kemi sot. Karteli me ligj dhe me këto akte normative tashmë është krijuar një praktike e kësaj pasi ndryshohen ligjet e zakonshme. Këto kartele bllokojnë importin e hidrokarbureve. Nuk janë masa të përkohshme janë masa të përhershme që janë aty në dëm të konsumatorit shqiptar, pra rrit çmimin. Cenohet parimi i lirisë së tregut. Ligji që miratojmë sot është anti-kushtetues.'- tha Bylykbashi.

Ora 17:28
Debati për Bordin e Transparencës, Spaho nuk kursen komplimentet për Braçen: E qau argumentimin edhe këtu edhe në Komision

 

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, duke folur në Kuvend për aktin normativ për Bordin e Transparencës për Çmimin e Karburantit, tha se ky është në konflikt të hapur interesi. Spaho gjatë fjalës së tij komplimentoi edhe deputetin socialist Erion Braçe, për të cilin tha se

'Bordi është konflikt i hapur interesi, vjen biznesi dhe vendos çmimet në mungesë të transparencës. Kolegu i nderuar e qau këtë, edhe në Komision edhe këtu, për shmangien e transparencës dhe flliqësitë që bëhen për të caktuar çmimin. Bëni një krahasim si janë çmimet më parë. S'ka si të ndodhe kur kryeministri del dhe thotë çmimet do të rriten, e dëgjoi biznesi dhe 290 e çoi. Ka zgjidhje kjo situatë, por duhet të ulesh taksat të japësh kompensim për qytetarë ose të rritësh pagat dhe pensionet. Një qeveri e përgjegjshme zgjedh këtë rrugë. Çmimet janë më të larta se në periudhën para krizës.'- tha Spaho.

Ora 17:11
Braçe kundër bordit të Monitorimit të Karburantit: Nuk është zgjidhje, të rikthehet konkurenca e lirë! Si është përcaktuar çmimi i naftës deri tani

 

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe, pati kritika dhe pikëpyetje për përcaktimin e çmimeve të naftës, benzinës dhe të gazit , i cili kërkoi shpjegime sesi përcaktohej çmimi më parë. Kjo pasi sipas Braçes, ka qenë e njëjta metodologji dhe nuk ka asnjë ndryshim. Braçe tha se nuk ka transparencë të plotë, ndërsa shtoi se prej javësh po kërkon transparencë për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona.

'Të kesh një çmim unik, siç kemi sot në treg pa asnjë mundësi zgjedhje, produkt i një zinxhiri transaksionit, për mua, jo i gjithi transparent, nga një treg i dominuar me një metodologji me një çmim të hapur dhe abuziv, por edhe një treg të përqendruar e integruar vertikalisht nuk është gjëja e duhur nuk është gjëja për tu pranuar, është abuzim dhe ushqen abuzim. Dy aktet normative për naftën benzinën dhe gazin janë aq të ndryshme në pak ditë, sa kjo nuk është një gjë e mirë. Unë mendoj se nuk ka transparencë të plotë. Thash rregullim por është pranimi i metodoliogjisë së çmimit që vetë tregtarët aplikonin muaj më parë. Asnjë ndryshim nuk ka. Unë prej javësh kërkon transparencë për mënyrën dhe nga kush blihet dhe sillet nafta benzina dhe gazi në portet tona. Nafta blihet në bursë, dhe jo sot për nesër, një muaj minimumi dhe disa muaj në avancë. Për muajin maj këtu shitjet janë të mbyllura, deri në mars të vitit 2023. Ka që nga tetori i vitit të kaluar që bursa del për mirë. por Bordi nuk është marrë me këtë segment të transkasionit. E njeh kush kontratën se si vjen nafta në depozitat e tregtarëve tanë. Ka një diferencë shumë të madh enë shpenzimet që njohim. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është te rikthimi i konkurencës. Ajo që duhet të ekzistojë duhet të jetë konkurenca dhe liria në treg në mënyrë që njerëzit të shkojnë të blejnë atje ku është mirë lirë dhe jo atje ku zhvaten më shumë'- tha Braçe.

Ora 15:47
Po fliste për energjinë, ikin dritat në Kuvend, ministrja batuta me deputetin demokrat: Sa gëzohesh Helidon...shiko sa shpejt erdhën (VIDEO)

Seanca e Kuvendit u ndërpre për shkak se ikën dritat në sallë. Pasi rregullimit të problemit, pati edhe një reagim nga ana e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se dritat ikën, por jo se i shkëputi OSHEE, por për shkak të një defekti teknik. Ajo bëri edhe batuta me deputetin demokrat, Helidon Bushati. 

Belinda Balluku: Çmimi i OSHE ka qenë dhe do mbetet i pandryshuem

Ikin dritat

Belinda Balluku: Sa gëzohesh Helidon, shiko si u kthye. E pe me ça shpejtësie u kthye, në rastin tuaj u deshën invertera (qesh). Duhet të kishe invertera që të mbaje dritën e kuzhinës të mos tmerroheshin kalamajt. Po ka harruar Helidoni se kanë kaluar 9 vite është mësuar me dita tani.

Helidon Bushati flet nga vendi

Belinda Balluku: Helidon pse nuk ishe te tryeza e energjetikës, unë nuk e prisja që ministri hije I energjetikës të mos ishte

Ora 14:02
Rezoluta e PE për Shqipërinë, Tabaku: E përshëndes, qeveria po pengon integrimin tonë në BE dhe jo vetoja bullgare

 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përshëndetur rezolutën e publikuar nga Parlamenti Evropian gjatë ditës së djeshme për Shqipërinë. Ajo bëri “fajtore” qeverinë aktuale për moshapjen e negociatave deri më tani dhe jo veton bullgare. Sipas saj nuk duhet të ndahemi nga Maqedonia e Veriut.

“Dua të përshëndes rezolutën e djeshme nga BE. Rezoluta e miratuar dje është tregues i qetë i ligjvënësve ndërkombëtar për te mbështetur procesin e Shqipërisë në BE, Kemi 3 vjet që dëgjojmë për veton bullgare. Përveç regresit nga qeveria nuk ka asnjë arritje. Rezoluta tregojë që problemi është tek qeveria. Qytetarët janë të lodhur nga retorika e procesit të integrimit, qeveria ka festuar të paktën 8 herë hapjen e negociatave, por besoj se hapja e negociatave

Shqipëria nuk mendoj që duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut, sa i përket integrimit në BE. Duhet të jenë në një grup. Shqipëria pak vite më parë penalizojë Maqeoninë e Veriut, sot i takon Shqipërisë të presë. Kemi qenë në  një grup shtetesh me Malin e Zi, avancimi i Malit të Zi bëri që Shqipëria dhe Maqedonia e Shqipërisë të mbesim pas.

PD nuk ka asgjë në dorë nga pikëpamja re reformave, i takon qeverie të marri angazhimet që i takojnë përpara BE. Si përshembull mendoj që nuk duhet të vihet në zbatim amnistia fiskale, pasi do të cenoj rëndë integrimin në BE, kjo pasi lidhet me animistin penale.”, tha ajo.

Ora 13:05
Zv.kryeministri i përgjigjet opozitës: Hidhni baltë dhe nuk dini ku ta kapni! Nuk merrem më me gënjeshtra

 

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj foli në Kuvend për investimin në Ujësjellësin e Tiranës duke thënë se 62% e Shqipërisë ka ujë 24 orë. Ahmetaj shtoi se investimi është afatgjatë dhe asgjë nuk zgjidhet menjëherë, por thekson se nuk do të merret me gënjeshtra.

“Flasin nga 20 minuta dhe nuk thonë asgjë, thonë gënjeshtra për ti hedhur në një parlament. Është moment kur kriza globale i ka prekur të gjithë dhe përgjegjshmëria duhet të ishte maksimale. Dua që ti referohem disa statistikave të rëndësishme, të Tiranës sa i përket ujit. Investimi është afatgjatë, nuk zgjidhet menjëherë por një fakt dua ta ndaj me ju.

Në vitin 2015 kur bashkia drejtohej nga PD, vetëm 5% e territorit kishte ujë 24 orë. Sot është 62%. Këto janë fakte për të rrëzuar gënjeshtrat e vazhdueshme. Kur ju pyesin pse ja fusni kot, thoni ‘po hë më burrë se duhet ndonjëherë, janë politike’.

Nuk merrem më me gënjeshtra. Do fillojmë të merremi me atë që bëjmë ne. Nuk krahasohemi me 2013, por me veten. Ju kam sjellë një raport për Bankën Botërore që i referohet vitit 2021, ka një fakt interesant për përpjekjen e mazhorancës për të luftuar varfërinë”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj përmendi edhe Rindërtimin, pandeminë dhe krizën energjetike duke thënë se deputetë nga opozita hedhin baltë por nuk dinë ku ta kapin.

“Nuk po them që Shqipëria është vend i pasur, por ritmi i rritjes ekonomike është më i përshpejtuara në Shqipëri se në të gjithë rajonin. Borxhi që është rritur për shkak të tërmetit, pandemisë dhe fenomeneve të tjera ekonomike, është për shkak të menaxhimit të financave publike.

Hidhni baltë për rindërtimin dhe nuk dini ku ta kapni. Banka Botërore thotë se rritja ekonomike i dedikohet edhe Rindërtimit. Kur bëni diskutim për krizën energjetike, është të futesh në fushë dhe të mos kesh kundërshtarë”, tha Ahmetaj.

Ora 11:35
Tabaku: Veliaj i rriti çmimin e ujit qytetarëve dhe i premtoi 24 orë ujë në 2017-n, sot kërkon 80 mln euro për të njëjtin premtim! Rama i kërkon ta ftojë në shtëpi

 

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku foli në Kuvend për marrëveshjen për një investim për ujësjellësin e Tiranës. Ajo tha se kryebashkiaku kërkon borxh për të realizuar një premtim që ia dha qytetarëve të Tiranës në 2017-n.

“Ja disa nga elementët kryesorë që lidhen me ujësjellës.  Në 2017-n Veliaj tha se do të rrisim me 44% tarifa dhe Tirana pas 5 vitesh Tirana do të ketë ujë 24 orë. Por në fakt ç’ka ndodhur sot? Nga institucionet thuhet se në 2017 ka qenë rreth 11 orë ndërsa tani ka shkuar pak mbi 13 orë. Ujësjellës Kanalizimet janë institucioni më i shtrenjtë për punonjësit, 1200 punonjës, me normën më të lartë të shkarkimeve nga puna. Tani na thonë se do të marrim një kredi 80 milionë euro për të bërë atë që Veliaj premtoi para 5 viteve dhe që mori fondet e qytetarëve të Tiranës. Ne në PD nuk jemi mirë, nuk jemi shumë të fortë,  por guximin për t’i thënë gjërat në sy nuk na mungojnë.  Para pak ditësh u miratua këtu edhe raporti i ERRE që thoshte për një rritje tjetër të çmimit të ujit”, tha Tabaku, duke nënvizuar se uji në Tiranë nuk pihet.

Ishte Kryeministri Rama ai që iu përgjigj menjëherë.

“Meqë zonja Tabaku foli për ujin e Tiranës që askush nuk e pi nga çezma sepse mund të helmohet, meqë si dëshmitarë i Tabakut e ndjej për detyrë sot me t'u kthyer në shtëpi do pi ujë nga çezma dhe jam i gatshëm nëse Tabaku do më presë në shtëpi, do pi edhe aty ujë nga çezma dhe do e bëj video dhe do e hedh në Tik-Tok”, tha Rama.

Ora 11:25
Berisha tryezë për krizën energjetike, i përgjigjet Ministrja: Je autori i gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik! Para se të ikje nga pushteti, grabite kaskadat ujore

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur Sali Berishës, i cili zhvilloi dje një tryezë në lidhje me krizën energjetike, ku nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë. Balluku e cilësoi Berishën si autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik dhe se para se të ikte nga pushteti, grabiti kaskadat ujore.

"Dje jemi bërë dëshmitarë të një tryeze që diskutonin për sektorin energjetik, ata që e shkatërruan. Të thuash se Shqipëria prodhon 90% të energjisë nga basenet ujore, është e turpshme. Para se të largoheshin nga pushteti, grabitën kaskadat ujore. Të dëgjosh autorin e gjithçkaje të shkuar mbrapsht në sektorin energjetik të thotë se projekt i i Vlorës duhej të ishte bërë prej kohësh..., ne po përfundojmë një prej projekte më të mëdha të gazifikimit të vendit. Është projekt që bëhet me kompanitë më të mëdha amerikane. Ju ëndërronit që të kishit TEC-in e Vlorës por nuk e bëtë dot, siç po ëndërroni për Skavicën. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla, kini parasysh se do ju kujtojmë çfarë keni bërë me sistemin energjetik, e latë vendim me 42% humbje në sektorin e shpërndarjes", tha ministrja.

Ministrja foli edhe për projektin për një burimi të ri uji për Tiranën 'Guri i Bardhë', për të cilin u shpreh se do kontribuojë në furnizimin me ujë për 800 mijë qytetarë në Tiranë.

"Është një projekt që ka për qëllim të kontribuojë në cilësinë e furnizimit me ujë për 800 mijë qytetarë banorë të Tiranës. Vlera e projekt 140 mln e 500 mijë, nga të cilat 80 mln janë hua. Bëhet fjalë për ndërtimi e një burimi të ri, gurit të bardhë dhe do ndërtohen tubacionet që do lidhin burimin me shpërndarjen", tha ministrja.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyrdyl KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 22/04/2022 08:11

    O e mjera Shqipëri vazhdon me politik me 1 dopjo me jahu me paçe derri Dash gabzherri. A mund Shqipria të heci përpara me kto lloi farash si Dash dopjo rakia. Kur Shqipria ska për të hec kur përpara pa heq kto lloi farash të skaduar e të diskretituar pijanec e karkalec të politikës paçavure Shqiptare nga të katër krahët jan të gjith kta politikan që duhet në kazan të plerave të hidhen e rinia e shkolluar ta mari në dor fatin e kti populli hor.

    Përgjigju
  • hektor: 21/04/2022 20:00

    Opozita eshte ne te drejten e saj per trasparence por nuk kuptoj bucen Erjon Brace qe ben ham ham ham. Ore kric a ke qene zv. kryeminister, a je ne pozite deri sa i di keto perse nuk i thua troc sepse nuk mund te flasi ne kete menyre nje si ti qe je ne tave....

    Përgjigju
  • Realiteti: 21/04/2022 14:58

    O balona tabake pa terezi ju jeni partia anti Shqiptare ju e shkatruat me thenel Shqipërin. Po shyqyr të madhit Zot që populli u mendua mir e ja dha votën partis socialiste. Se po të kishte vazhduar të ishte partia anti Shqiptare partia wc pd nē pushtet Shqipria nuk do ekzistonte sot.

    Përgjigju
  • Zamira: 21/04/2022 12:43

    Po juve sdini as ku te kapeni m sa te mbaruar jeni , une vete jam studente me burse dhe qekur eshte bere pakti per universitetin e kam marr bursen , ndonjehere ka pasur vonesa por jo se nuk jane hedhur

    Përgjigju
  • Ardmand: 21/04/2022 12:22

    Ja , ja figura e vertete e saliut me force , me dhune , me vrasje mes sheshit , hiqeni mor ket horr nga kuvendi e nga shqiperia se ja piu gjakun shqiptareve me vite me rradhe

    Përgjigju
  • BASHA: 21/04/2022 12:22

    PD TURPI I SHQIPERISE

    Përgjigju
  • Drini: 21/04/2022 12:21

    Se di sesi flasin per termetin e pandemise akoma duke i permendur qe po te kishin qene ata do kishim marre fund , do na kishte marr lumi i drinit me vete hahaha

    Përgjigju
  • Xhorxhina: 21/04/2022 12:20

    Ata deshen te shfrytezonin kohen e pandemise dhe termetit per te sulmuar juve aq te ulet jane , ne vend qe tju gjendeshin prane

    Përgjigju
  • Isak: 21/04/2022 12:18

    Se mos vetem universitetet i kane pas lene ne gjendje ne mjerushme , cdo godine , cdo drejtori te gjithe shqiperine

    Përgjigju
  • Fitim: 21/04/2022 12:17

    Universiteti gjate viteve te fundit ka marre mbeshtetje qe ju e partia juaj e qelbur kurre sdo ja jepnin , keni qene ne pushtet me vite me rradhe dhe vetem e lat mrapa shqiperine e arsimin

    Përgjigju
  • Agron: 21/04/2022 12:17

    Shiko ndonjehere verdalle interesohu tamam per pikat e paktit a i ka mbajtur a jo pastaj dil e flit apo skishe per ca te flisje tjeter

    Përgjigju
  • Termeti: 21/04/2022 11:20

    Znj.Zhupa! Me gjithe respektin qe kam per ty dhe familjen tuaj, por ju e mbushet Shqiperine me deftesa dhe diplloma false.Nuk duhet te flisni,por te heshtni !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve