Ina Zhupa interpelancë me Ministren e Arsimit, i kërkon llogari për 'Paktin për Universitetin'! Kushi i tregon foton e filialit të Bujqësorit në Lushnjë: Ky ishte standardi juaj

Ina Zhupa interpelancë me Ministren e Arsimit, i kërkon llogari për 'Paktin për Universitetin'! Kushi i tregon foton e filialit të Bujqësorit në Lushnjë: Ky ishte standardi juaj

Foto e vjetër e filialit të Bujqësorit në Lushnjë dhe Ina Zhupa

Senaca plenare, nisi me interpelancën e kërkuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa me Ministren e Arsimit, Evis Kushi. Zhupa i ka kërkuar llogari Kushit në lidhje me mbajtjen e zotimeve për 'Paktin për Universitetin'.

Zhupa e ka vënë theksin pikërisht te mbështetja ndaj studentëve, sipas së cilës mungon nga Ministria e Arsimit, ndërsa Kushi u përgjigj duke 'numëruar', investimet e bëra. Sipas Kushit, angazhimet kryesore që po mbahen, pavarësisht sfidës së pandemisë, janë bursat që po u shpërndahen studentëve dhe përgjysmimi apo përjashtimi nga tarifat e universiteteve. 

Pas reagimeve të deputetes së PD se janë lodhur me tërmetin dhe pandeminë, ministrja e Arsimit i thotë se duhet të ishte prioritet por akuzat e opozitës i cilëson si të pabesueshme pasi sipas saj kanë sjellë periudhën më të errët të arsimit në Shqipëri. Duke folur për rezidencat studentore, ministrja shtoi se ato gjëra duken nuk mund të mohohen. 

“Flisni ju për rezidencat universitare? Ju mund të shihni se cila është qasja juaj për universitetin. Ky është filiali i universitetit Bujqësor që ju e hapët në Lushnje. Ja kjo godinë. Këtë godinë ju e vutë në dispozicion të studentëve të Universitetit Bujqësor. Ky është standardi juaj. Dhe ne patjetër që u detyruam që ta mbyllnim kur erdhëm në qeverisje. Sepse nuk mund të pranojmë. Ne jemi shumë të vetëdijshme që kemi shumë punë për të bërë” – tha Kushi. 

Filiali i bujqesorit ne Lushnje ne periudhen e qeverise se PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
Ministrja e Arsimit i përgjigjet deputetes së PD: Lodheni nga një traumë, keni sjellë periudhën më të errët të arsimit në Shqipëri

 

Në interpelancën e kërkuar nga Ina Zhupa për ‘Paktin për Universitetin’, ministrja e Arsimit Evis Kushi i përgjigjet duke i thënë se do të vijojnë të punojnë me prioritet për dëmet e tërmetit.

Me tone të larta, Kushi i thotë se do të mbahen mend si qeveria që ka sjellë periudhën më të errët të arsiit, ndaj janë të pabesueshëm kur bëjnë akuza.

Kushi: Më bëri përshypje ajo që thatë, pse i përmendni tërmetin dhe pandeminë. Nuk e di nëse jetoni jashtë situatës sepse një pjesë e ministrave janë gdhirë natën e tërmetit dhe jetojnë me ato trauma, Duhet të jetë prioritet për ne që të vijojnë dhe më duket papërgjegjshmëri që të thuash mos i përmend më se na lodhni. Lodheni nga një traumë që duhet të ishte prioritet dhe nuk duhet t'i hiqni nga mendja. I qëndrova strikt raportimit dhe informimit për Paktin për Universitetin.

Duke ju dëgjuar që mohoni për disa për të cilat duhet të jemi të gjithë krenarë, duhet të shikoni cila është qasja juaj ndaj universiteteve. Godinën në Lushnje e uvtë në dispozicion të studentëve, ky është standardi juaj, ne jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë, por kjo është e pafalshme, standardi juaj është ky prandaj jeni të pabesueshëm kur bëni akuza se do të mbani mend si qeveria që ka sjellë periudhën më të errët të arsimit në Shqipëri.

Bashkë me univeristetet e studentët do të punojmë fort.

Ora 10:52
Zhupa-ministres së Arsimit: Duhet të kishit bërë kontrollin anti-plagjiaturë në këto 3 vjet, të paktën për pedagogët

 

Deputetja e PD Ina Zhupa, në interpelancën ndaj ministres së arsimit përmend kontrollin anti-plagjiaturë duke theksuar se duhet të ishte përfunduar në këto 3 vjet, të paktën për pedagogët.

Zhupa: Rishikimi i titujve akademikë, kanë një shprehje dibranët që thonë “në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari.”

Kështu që e kam të vështirë të flas me ju për shkak të plagjiaturës. Duhet të kishte përfunduar kontrolli anti plagjiaturë. Në këto 3 vjet, duhet të kishit bërë të gjithë kontrollin anti-plagjiaturë për pedagogët. Duhet të ishte miratuar ligji i ri për kodin e sjelljes si një premtim i marrë nga qeveria Rama për Paktin për Universitetin. Duhet të ishte krijuar arkivi digjital si portal i vetëm dhe ka universitete që doktoraturat i hedhin në faqet e tyre online.

Folët edhe për kodin e cilësisë që duhet të kishte përfunduar në qershor të vitit 2019. Kishit premtuar që biblioteka online dhe fizike në universitete. Për bibliotekës digjitale, studentët nuk marrin dot informacion që përkojnë me atë që i kërkojnë pedagogët. Kur kurrikula ecën në një drejtim dhe biblioteka digjitale në një drejtim tjetër, duhet ti përputhni.

Sa i përket bibliotekave të universiteteve vetë, do të gjeni literaturën e para viteve ’90 në 80% të rasteve të këtyre bibliotekave. Keni premtuar Kampusin Universitar të Tiranës. Me urdhër të kryeministrit është ngritur një grup pune që duhet të kishte paraqitur raport e të kishte bërë plan të detajuar, ndërkohë që përsëri kanë kaluar 3 vjet dhe ju mund të na thoni a i ka përmbushur detyrat e veta grupi i punës, a gëzojmë ne sot kampusin. Ne në komisionin e Arsimin kaluam fazën e tretë dhe kaluam fazën e tretë pa na sjellë juve se çfarë kishit bërë në 2 fazat e para.

Nuk sollët një raport për fazën e parë dhe të dytë por sollët miratimin e fazës së tretë.

Ora 10:28
Interpelanca për 'Paktin për Univeristetin'/ Zhupa: Asnjë lidhje me nevojat e kohës! Përgjigjet Ministrja e Arsimit: Nuk kemi në vëmendje vetëm ekselentët, të rinjtë sigurojnë kontrata nga praktikat 3 mujore

 

Në interpelancën e kërkuar për Ministren e Arsimit, deputetja e PD, Ina Zhupa i kërkon llogari për mbajtjen e zotimeve për ‘Paktin për Universitetin’. Në përgjigjen e saj, Kushi flet me shifra duke renditur sa studentë kanë përfituar nga bursa, por përmend edhe platformat e ndërmarra nga qeveria.

Kushi thotë se vëmendja nuk është vetëm tek ekslentët, por edhe tek studentët që përfitojnë praktika 3 mujore dhe më pas sigurojnë kontrata punësimi.

Ina Zhupa: Të bëhej një kombinim mes mësimit në shkollë dhe mësimit në biznes ose institucion. I vetmi shembull është një fakultet në Durrës që ka të kombinuar teorinë dhe praktikën dhe ka mundësi punësimin. Strategjia jonë i përgjigjet nevojave të tyre, jo të shtetit shqiptar. Bujqësia duhet të ishte një nga prioritetet në zhvillimin ekonomik. Ndërkohë që ka rritje biznesi, administrimi dhe ligji, të zakonshëm juristet që në Shqipëri punojnë si kamarier.

Evis Kushi: Unë ju falënderoj për tematikën e zgjedhur sepse pakti për universitetin dhe mbështetja studentore vijon të jetë prioritet. Pavarësisht sfidave të tërmetit, ne po punojmë intensivisht dhe për nismat e reja që kemi ndërmarrë. Së pari, një nga angazhimet tona kryesore lidhet me bursat dhe reduktimin ose përjashtimin nga tarifa.

Unë mund t’i referohem shifrave, mund t’ju jap vetëm një diferencë para dhe pas paktit. Në vitin akademik 2017 – 2018 ishin vetëm 6264 studentë që përfitonin bursa, ndërkohë që sot kemi 11200 studentë. Po të krahasojmë buxhetin nga 338 milionë, sot kemi 1 miliard e 15 milion lekë. Për master, kemi përgjysmuar tarifat për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike.

Ndërkohë që nga thirrja e tretë janë punësuar 92 nga 108 studentë që kanë aplikuar. Në përfundim të kontratën 1 vjeçare do vijojnë që të kenë kontratë pa afat.

Promovimit dhe punësimit të të rinjve i kemi shtuar nismën “Gati për Shqipërinë”, platformë në dispozicion të të rinjve me rezultate të larta, jashtë vendit apo në Shqipëri që shprehin interesin për të dhënë kontribut për institucionet shqiptare. Vëmendja jonë nuk është vetëm për ekselentët por edhe për të tjerë, për ti ofruar mundësi praktike punësimi dhe unë këtu kam tabelën që në 6 thirrje, kemi 1200 studentë që kanë përfituar një praktikë 3 mujore dhe në përfundim, pothuajse gjysma e tyre kanë arritur të marrin dhe një kontratë 1 vjeçare punësimi. Kjo krijon ura të reja bashkëpunimi mes të rinjve dhe administratës. Nga njëra anë fitojnë përvojë pranë profesionistëve duke shprehur interesin ndaj institucioneve shtetërore dhe nga ana tjetër, vetë institucionet tona përfitojnë nga energjia e kreativiteti i të rinjve.

Është praktikë shumë e mirë të cilën do ta vijojmë dhe vitet e mëparshme.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?