Edon Zhegrova pritet ta fillojë sot sërish nga stoli ndeshjen e Champions League, me Juventusin që sfidon Benfican në orën 21:00 për raundin e shtatë në fazën e ligës.
Zhegrova nuk po bind dhe Spalletti ka preferuar Yildiz dhe Conceicao nga krahët. Vetëm 302 minuta të ndara në 15 ndeshje janë shumë pak për Zhegrovën këtë sezon, teksa sulmuesi i Kosovës u afrua me bujë te bardhezinjtë.
Formacionet e mundshme:
Juventus (4-2-3-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; Locatelli, Thuram; Conceicao, McKennie, Yıldız; David.
Benfica (4-2-3-1): Trubin; Dedić, Otamendi, Araújo, Dahl; Barreiro, Aursnes; Prestianni, Sudakov, Schjelderup; Pavlidis.
Lajmi kryesor:
Champions League/ Juventusi sot në sulm për vendin e tetë, Mourinho rikthehet në Itali! Barçës dhe Chelseat i bën punë vetëm fitorja, Liverpooli në 'ferrin' e 'Velodrome'









