FOTO/ Sot sfida Shqipëri-Poloni, sekuestrohen kapsolla dhe flakadanë! Ishin fshehur mes flamujve do futeshin në stadiumin 'Air Albania'
Kapsollat e sekuestruara para ndeshjes Shqipëri - Poloni
Mesditën e sotme një grup tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të fusin në stadiumin "Air Albania" një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike.
Sasia u zbulua gjatë kontrollit në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Poloni e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Përgjegjësit janë shoqëruar në Komisariat ndërsa paralajmërohet se kontrollet e rrepta do të vijojnë për të parandaluar futjen e sendeve të kundërligjshme në stadiumin.
Ndalohen në stadium
Policia apelon dhe një herë, për të gjithë tifozët dhe sportdashësit, që kanë vendosur të ndjekin në stadium, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Poloni, që në asnjë rast të mos mbajnë me vete, gjatë hyrjes në stadium, dhe që në asnjë rast të mos tentojnë të futin në stadium flakadanë apo lëndë të tjera piroteknike, sende të forta dhe metalike, monedha dhe banderola me përmbajtje raciste ose diskriminuese.
Mos mbuloni fytyrën
Gjithashtu policia apelon që tifozët dhe sportdashësit, që do të ndjekin ndeshjen në stadium, të mos mbulojnë fytyrën që bën të pamundur identifikimin e tyre, si dhe të mos dëmtojnë në asnjë mënyrë ulëset apo pajisje të tjera në stadium.
Ata që nuk do të respektojnë detyrimte do të përballen me sanksione penale konform ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.2%
-
Jo
19.1%
-
Ndoshta
11.7%
Vota total: 2402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anglia në kërkim të trajnerit, Federata njofton shtatë kushtet që duhet të plotësojë
20 Korrik, 13:12
-
Finalja e Euro 2024, si u shmang sulmi terrorist në Berlin
20 Korrik, 12:32
-
Euro 2024/ Cucurella i Spanjës mban premtimin, lyen flokët me ngjyrë të kuqe
19 Korrik, 12:32
-
Nga hero në tradhtar, baskët kërcënojnë sulmuesin që i dha Spanjës trofeun e Euro 2024! E ëma s'largohet dot nga shtëpia
18 Korrik, 10:50
-
Euro 2024/ Barazimi 2-2 i Kombëtares kundër Kroacisë, UEFA e përzgjedh si një nga ndeshjet më të mira
18 Korrik, 09:42
-
Ëndrra e Anglisë quhet Pep Guardiola, lista me trajnerët kandidatë për të zëvendësuar Southgate te 'tre luanët'
17 Korrik, 15:56
-
Në Angli kërkojnë edhe 'kokën' e Kane, legjenda Lineker: E ka mbyllur me ekipin, koha të largohet
17 Korrik, 09:18
-
Armand Duka: Europiani më i fortë se Botërori, Shqipëria ka në ekip një fenomen
16 Korrik, 15:58
-
Euro 2024/ UEFA shpall formacionin më të mirë të Evropianit, dominojnë lojtarët e Spanjës
16 Korrik, 15:15
-
Nga mbreti te kryeministri, mbi gjysmë milionë njerëz në shesh për Spanjën! Cucurrela rrëmben skenën
16 Korrik, 12:41
-
Humbja e finales, Southgate jep dorëheqjen nga Anglia pas 102 ndeshjesh: Ndjehem krenar, koha për një kapitull të ri
16 Korrik, 12:27
-
Spanja kampione e Euro 2024/ Hitaj për 'Minuta Zero': Ishin më të çlirët se anglezët! Karriqi: De la Fuente ridimensionoi futbollin
15 Korrik, 20:05