Sot sfida Skënderbeu-Kukësi
policia blindon qytetin e Korçës

Sot sfida Skënderbeu-Kukësi<br />policia blindon qytetin e Korçës
Policia e qytetit të Korçës ka vendosur në zbatim planin e masave për ndeshjen mes ekipeve të Skënderbeut dhe Kukësit sot në 18:00, e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit, Kategoria Superiore.
 
Shërbimet policore do të rrethojnë gjithë perimetrin përreth stadiumit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti, dëmtimin e pronës së shtetasve dhe sigurimin e rregullit e lëvizjes së tifozëve.
 
Po ashtu, nuk do të lejohen tregtarët ambulantë në këtë unazë dhe në lulishtet përpara dhe pas stadiumit.
 
Do të ndalohet përdorimi i  pijeve alkoolike, shisheve të qelqit, fishekzjarreve, shashkave zhurmuese e tymuese, materialeve të tjera piroteknike, si dhe mbajtja e çelësave, çakmakëve, monedhave metalike dhe objekteve të tjera të forta të ndaluara në mjediset e stadiumit.
 
Qytetarët që janë pajisur me biletë, sipas policisë të marrin masa për paraqitjen në ambientet e stadiumit përpara fillimit të ndeshjes, duke llogaritur dhe kohën e procedurave të kontrollit.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Klubi i Futbollit “Skënderbeu” kërkojnë një sjellje korrekte dhe të kulturuar të tifozëve, shmangien e veprimeve që mund të çojnë në konflikte mes tyre dhe cënimin e rendit publik.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…