Këtë të enjte në Monaco duke nisur nga ora 18:00 do të mbahet shorti i fazës së ligës për sezonin 2026-27 në Champions League, kompeticionit më të vlefshëm për klube në Evropë.

Të mërkurën u ndanë katër biletat e fundit për këtë turne, ndërsa është mësuar panorama e plotë e 36 skuadrave të kualifikuara dhe ndarja e tyre në katër vazo. Në secilën vazo do të jenë nëntë skuadra, teksa ndarja është sipas koeficientëve të secilës skuadër dhe rezultatet e tyre në historinë e garave evropiane.

Për të tretin vit radhazi, Champions League do të garojë në fazën e ligës me formatin e ri, 36 skuadra dhe një renditje e përgjithshme. Secila nga 36 ekipet do të luajë 8 ndeshje kundër rivalëve të ndryshëm, 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe. Ekipet nga i njëjti vend nuk mund të përballen drejtpërdrejt me njëra-tjetrën në këtë fazë dhe çdo klub mund të përballet me një maksimum prej dy kundërshtarësh nga e njëjta shoqatë kombëtare.

Risia - Rregulloret e UEFA-s ndalojnë që e njëjta ndeshje të luhet për tre sezone radhazi. Prandaj, në fazën e ligës nuk do të ketë një ndeshje tjetër Inter - Arsenal në 'San Siro', megjithëse ndeshja mund të përsëritet në Londër; dhe as nuk do të ketë një ndeshje tjetër Liverpool - Real Madrid në 'Anfield'.

Tetë skuadrat e para në renditje do të kualifikohen direkt në 1/8-at, ndërsa ekipet nga vendi i 9 deri në të 24-tin do të luajnë në play-off për një vend në fazën me eliminim direkt. Skuadrat nga vendi i 25-të e deri në të 36-in eliminohen nga gara.

Shorti - Ndeshjet do të përcaktohen nga 'superkompjuteri' i cili merr të dhënat nga ndarja në vazo dhe përzgjedhja e goglave që do të bëhet manualisht gjatë shortit.

Ndeshjet e para të fazës së ligës për sezonin e ri 2026-27 do të zhvillohen nga 8 deri në 10 shtator 2026.

Më poshtë 36 skuadrat që do marrin pjesë këtë sezon në fazën e ligës së Champions dhe ndarja në vazo:

Vazoja 1: PSG, Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Inter, Manchester City, Arsenal, Barcelona, Atletico Madrid

Vazoja 2: Borussia Dortmund, Roma, Sporting Lisbone, Aston Villa, Porto, Manchester United, Club Brugge, Real Betis, PSV

Vazoja 3: Feyenoord, Lille, Bodø/Glimt, Napoli, RB Leipzig, Villarreal, Fenerbahce, Shakhtar Donetsk, Galatasaray

Vazoja 4: Slavia e Pragës, Slovan Bratislava, Stuttgart, AEK Athinë, LASK Linz, Como, Lens, Viking, Sabah Baku


Lajmi kryesor:

Champions League/ Muriqi dërgon Fenerbahcen në fazën e ligës, goli i Arbër Hoxhës s'vlen! Më tej AEK-u i shqiptarëve, eliminohet Lyoni