Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë sot marrëveshjen për njohjen e patentave. Marrëveshja pritet të nënshkruhet pas disa orëve në Athinë. Njohja e patentave të ndërsjella në dy vendet është arritja e parë konkrete deri tani nga bisedimet Shqipëri-Greqi.
 
Nga ana tjetër, grupi negociator vijon diskutimet përsa i takon zgjidhjes së kufirit detar çështja e cila ka hapur mjaft polemika. Ndërsa disa javë më parë u arrit marrëveshja për heqjen e vulës apustile.

Një ditë më parë partia ekstremiste Agimi i Artë kërkoi që Athina të vendoste veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kërkesa u dorëzua ditën e djeshme në Parlamentin grek nga përfaqësues të ekstremit grek.