74-Vjetori i Çlirimit 'bashkon' PS-LSI, Rama, Meta e Kryemadhi homazhe te Dëshmorët

Sot festohet 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Në kujtim të 29-Nëntorit gjatë ditës së sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në Tiranë dhe në rrethe. Presidenti Meta, kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit Ruçi dhe Veliaj kanë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në 10:00, ndërsa Monika Kryemadhi e LSI-së vendosi kurora me lule në 10:30 duke ruajtur kështu spektrin e majtë të forcës që drejton, pavarësisht koalicionit opozitar me PD-në. Pjesë e homazheve ishin edhe komunistët, nostalgjikët e Enverit bënë thirrje kundër kryeministrit Rama pas kthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit.

Kur kanë kaluar plot 74-vite nga 29 Nëntori 1944, që është dita e çlirimit, ende politika shqiptare vazhdon të jetë e ndarë. Të djathtët njohin si datë çlirimi 28 Nëntorin, dhe këtë ditë e festojnë bashkë me shpalljen e Pavarësisë, ndërsa të majtët 29 Nëntorin. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, por debati mbi largimin e gjermanit të fundit vijon në Shqipëri edhe pas 74 vitesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
74-Vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
Ora 12:39
Dita e Çlirimit/ Festime dhe paradë me kuaj në Elbasan

Festime për 74-vjetorin e Çlirimit janë bërë edhe në qytetin e Elbasanit, ndërsa disa të rinj kanë parakaluar në paradë me kuaj, të veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Ora 12:36
Varrezat ku prehen dëshmorët në Berat të amortizuara

Për festën e Çlirimit të vendit, jo vetëm në Tiranë, por aktivitete janë zhvilluar edhe në rrethe. Në Berat dëshmorët janë përkujtuar me homazhe, ndërsa varrezat ku prehen heronjtë e luftës për çlirimin e vendit janë amortizuar. Gazetari i Report Tv në Berat, Artan Diko thotë se prej kohësh nuk është investuar.

Ora 12:23
‘Festo me FA’, Xhaçka: Shqipëria e rreshtuar krah forcave të NATO-s (FOTO)

Në kuadër të festës së 74-vjetorit të Çlirimit të vendit sot në pedonalen e Tiranës është zhvilluar aktiviteti “Festo me Forcat e Armatosura”, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në këtë aktivitet janë ekspozuar armatime dhe mjete të FA-së. (LEXO KËTU) Gjatë fjalës së saj para ushtarakëve, Xhaçka u shpreh ndër të tjera se “Sot ky përvjetor na gjen të rreshtuar krah forcave të NATO-s.

Këta djem dhe vajza me uniformë janë rojet e lirisë së vendit tonë, janë pasues dhe bartës të vlerave më të mira morale. Sot në këtë aktivitet kemi ekspozuar një pjesë shumë të vogël nga jeta e veprimtaria e këtyre djemve e vajzave. Por ajo që bëjnë ata në realitet është e pamundur të ekspozohet në këtë hapësirë. FA-të krenaria dhe garancia e sigurisë së vendit tonë”.

Ora 12:02
Meta, Rama, Ruçi dhe Veliaj të buzëqeshur/ Ja çfarë nuk u pa nga homazhet për festën e Çlirimit (FOTO)
Ora 11:10
Kthimi i eshtrave të Mid'hat Frashërit, komunistët kundër Ramës: Poshtë qeveria neoballiste

Komunistët dënuan vendimin e qeverisë së Shqipërisë për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në datë 14 nëntor. “Në 14 nëntor 2018 populli shqiptar pa edhe dëgjoi ceremoninë për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ky akt është shprehja e qartë e rehabilitimit të kolaboracionistit" (lexo këtu).

Ora 10:53
Me grusht dhe foton e Enverit, nostalgjikët nderojnë diktatorin në festën e Çlirimit (VIDEO-FOTO)

Me grusht dhe foton e Enverit, nostalgjiket nderojnë diktatorin në festën e Çlirimit

Ora 10:51
Festa e Çlirimit, Kryemadhi: Nderimi i dëshmorëve më e pakëta që mund të bëjmë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas homazheve te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u shpreh se LSI do të vijojë që të nderojë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.

‘Ne emër të LSI-së do të doja të uroja këtë ditë. Të respektojmë dhe nderojmë dëshmorët e luftës që sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Shqipërisë. Nderimi ynë është më e pakta që mund të bëjmë, prandaj nderimi i LSI-së do të jetë pafundësisht duke i kujtuar dhe vlerësuar” u shpreh Kryemadhi.

Ora 10:43
Veliaj uron shqiptarët për 74 vjetorin e Ditës së Çlirimit: Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Velaj, ka zgjedhur ta nisë këtë të enjte duke i uruar gjithët qytetarët shqiptarë me rastin e ditës së çlirimit të vendit.

Përmes një postimi në faqen e  twitter, Veliaj ka zgjedhur ta urojë këtë ditë të shënuar të 74-vjetorin të çlirimit të vendit duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut duke bërë që vendi ynë të jetë i vetmi në Europën Lindore që çlirohet me forcat e veta.

“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut  Mirënjohje veteraneve e familjareve te atyre qe dhanë jetën për liri, ne te vetmin vend të Europës Lindore qe u çlirua me forcat e veta - pa marshimin e trupave sovjetike në tokën tonë”, ka uruar Veliaj.  

Ora 10:40
Festa e Çlirimit ‘ndan’ LSI-në nga PD-ja dhe e ‘bashkon’ me PS-në

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e shoqëruar nga deputetët e kësaj force politike ka kryer homazhe te Varrezat e Dëshmorëve me rastin e ditës së Çlirimit. LSI ruan kështu spektrin e majtë, pavarësisht koalicionit me PD. Ndërkohë që kurora me lule kanë vendosur edhe disa nga ambasadorët e BE-së në vendin tona.

Ora 10:09
Meta, Ruçi, Rama dhe Veliaj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve për ditën e Çlirimit

Presidenti Ilir Meta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të vendit. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar kanë vendosur kurora me lule gjatë homazheve.

Ora 08:10
Rama uron 29-Nëntorin: Gëzuar ditën e Çlirimit

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 74-vjetorin e Çlirimit të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shkruan “Mirëmëngjes dhe gëzuar ditën e Çlirimit”. Urimin shefi i qeverisë e ka shoqëruar me një foto pamje nga Varrezat e Dëshmorëve. Sot pritet që të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërsa opozita e përkujtoi dje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr Blackshades: 29/11/2018 11:50

    Rama per festen e flamurit kish veshur brekushe, per 29 e paska gjetur nje kostum

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 29/11/2018 09:34

    Sot e 74 vjet me pare,Shqiperise ju kthye diniteti dhe identiteti shterore,i humbur qe me 7 prill 1939,kur fashizmi Italian pushtoi Shqiperine dhe "mbreti" Zog ia mbatha kah syte kembet,pa harruar arin e thesarit kombetar ta marr me vete.LNÇ e drejtuar nga Komandant Enver Hoxha deboi nazifashizmin nga trojet etnike shqiptare dhe keshtu riktheu identitetin shteterore dhe me 29 Nentor 1944, shpalli Republiken Popullore te Shqiperise. Habitem, ç'kuptim ka perulja para deshmoreve-çlirimtareve te LNÇ e te injorohet e perbaltet Komandanti i çlirimtareve ENVER HOXHA. Vertet kjo humb çdo kuptim,kjo nuk eshte fare logjike dhe aspak e natyrshme.

    Përgjigju
    • Proka: 01/12/2018 14:28

      Gege Kosova, sa i ulet je more,je nipi i Fadil Hoxhes apo Xhavit Nimanit (anetare i Oznes cetnike)qe ndau Gjakovaret nga karavani i vdekjes drejte Tivarit duke ju thene: kush asht prej Gjakove dilni nga rreshti,ju nuk jeni luftetare,shkoni ne shtepite tuaja. Lexo pak mbi Hysen Terpezen, Shaban Polluzhen e Mehmet Gradicen e pastaj flasim. Sa per njoftim,babi im ka qene Balliste ne Luften e Dyte Boterore per kete jam krenare.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë