-
Tirana feston ‘Natën e Bardhë’, Veliaj: Kush është shqiptar sonte duhet të jetë në sheshin ‘Skënderbej’
Suksesin e premtojnë zërat më të njohur të muzikës tonë, Aurela Gaçe, Elhaida Dani dhe Vesa Luma, të cilat u pritën në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai u dorëzoi vajzave edhe Kullën e Sahatit të Tiranës.
29 Nëntor 2018, 14:56 -
Varrezat ku prehen dëshmorët në Berat të amortizuara
Për festën e Çlirimit të vendit, jo vetëm në Tiranë, por aktivitete janë zhvilluar edhe në rrethe. Në Berat dëshmorët janë përkujtuar me homazhe, ndërsa varrezat ku prehen heronjtë e luftës për çlirimin e vendit janë amortizuar. Gazetari i Report Tv në Berat, Artan Diko thotë se prej kohësh nuk është investuar.
29 Nëntor 2018, 12:39 -
‘Festo me FA’, Xhaçka: Shqipëria e rreshtuar krah forcave të NATO-s (FOTO)
Në kuadër të festës së 74-vjetorit të Çlirimit të vendit sot në pedonalen e Tiranës është zhvilluar aktiviteti “Festo me Forcat e Armatosura”, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në këtë aktivitet janë ekspozuar armatime dhe mjete të FA-së.
29 Nëntor 2018, 12:24 -
Kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit/ Komunistët: Rilindasit dhe ballistët janë njëlloj, poshtë Rama
Gjatë fjalës së tij kreu i Partisë Komuniste, Qemal Çiçollari ka reaguar ashpër kundër vendimit të qeverisë për rivarrosjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit. Ai e ka cilësuar qeverinë e Ramës si neoballiste, pasi sipas tij Mid’hat Frashëri është tradhtar i vendit, ndërsa socialistët e rehabilituan.
29 Nëntor 2018, 11:20 -
Bashkia ‘ndez’ Tiranën, surpriza të shumta në festimet e “Natës së Bardhë”
Kryeqyteti në 24 orë festë për 29 nëntorin, festën e çlirimit. Spektakël në sheshin “Skënderbej” nën ritmin e muzikës, me këngëtarë nga Aurela Gaçe, Melissa Magnaneli dhe këngëtarë të tjerë shqiptarë. Edhe Bunk’Art2 do të jetë i hapur gjatë gjithë natës me rastin e 'Natës së Bardhë'.
29 Nëntor 2018, 11:17 -
Veliaj uron shqiptarët për 74 vjetorin e Ditës së Çlirimit: Lavdi dëshmorëve të Atdheut dhe mirënjohje veteranëve
Në ditën e shënimit të 74-vjetorit të Çlirimit të vendit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Velaj, ka zgjedhur ta nisë këtë të enjte duke i uruar gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e ditës së Çlirimit Kombëtar permes një urimi të veçantë.
29 Nëntor 2018, 10:46 -
Veteranët në Shkodër revoltohen me Prefektin: Pse e lejon kryetaren e bashkisë të injorojë ditën e Çlirimit? (VIDEO)
Njëri prej veteranëve gjatë fjalimit të prefektit Çesk Millja është ngritur në këmbë duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, përfaqësuese e PD-së, që, sipas ti,j ka injoruar festën e çlirimit.
29 Nëntor 2018, 10:29 -
74-Vjetori i Çlirimit 'bashkon' PS-LSI, Rama, Meta e Kryemadhi homazhe te Dëshmorët
Sot festohet 74-vjetori i Çlirimit të vendit. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa 30’pas tyre ishte kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kur kanë kaluar plot 74-vite nga 29 Nëntori 1944, që është dita e çlirimit, ende politika shqiptare vazhdon të jetë e ndarë. Të djathtët njohin si datë çlirimi 28 Nëntorin, dhe këtë ditë e festojnë bashkë me shpalljen e Pavarësisë, ndërsa të majtët 29 Nëntorin.
29 Nëntor 2018, 08:13