‘Sot shqiptarët nuk dinë çfarë ilaçesh blejnë në farmaci’, Berisha: Rama hoqi nenin që ndalonte shitjen e barnave të pamiratuara nga enti europian

‘Sot shqiptarët nuk dinë çfarë ilaçesh blejnë në farmaci’, Berisha: Rama hoqi nenin që ndalonte shitjen e barnave të pamiratuara nga enti europian

1671467960_Screenshot4.jpg

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë një takimi me anëtarët e departamentit të Shëndetësisë të Rithemelimit, tha se në Shqipëri hyjnë ilaçe të cilat nuk janë miratuar nga entet amerikane apo europiane për t;u përdorur.

Ai tha se kryeministri, Edi Rama hoqi nenin që ndalonte shitjen e ilaçeve të pamiratuara nga enti europian dhe amerikan.

“Sistemi ynë ka humbur atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për plotësimin e kërkesave të këtij sistemi nga qytetarët. Shëndetësia ka pasojat më të rënda, ka pasojë jetën. E vërteta është se në tërësi, listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit të cilat zhdukën disa standarte të domosdoshme ligjore për Shqipërinë. Ne kishim një ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti amerikan apo europian i përdorimit të tyre. Ndryshimi i parë që bëri Rama ishte rrëzimi i këtij neni. Ky nen ishte një mbrojtje që u bëhej të sëmurëve tonë për të mos spekuluar me ilaçe të prodhimit ballkanas. U hoq ky nen në mënyrë të diktuar nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësuese Vilma Nushin. Sot shqiptarët nuk dinë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që kolegët tuaj u lëshojnë, nuk kanë asnjë garanci se ilaçet të cilat blihen nga të sëmurët, do japin efekt”- deklaroi Berisha.

 


Lajmi kryesor:

Berisha takim me punonjësit e shëndetësisë: Sot shqiptarët nuk dijnë çfarë blejnë në farmaci! Spitalet publike kanë marrëveshje të fshehtë me privatin


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar