Sot Skënderbeu-Partizani në 19:00
Iuliano optimist:E kemi studiuar mirë

Sot Skënderbeu-Partizani në 19:00<br />Iuliano optimist:E kemi studiuar mirë
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e javës në kampionatin shqiptar mes Skënderbeut dhe Partizanit.
 
Dy ekipet janë pretendent për titullin edhe pse nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri. Trajneri italian i të kuqve, Iuliano shprehet optimist se do të marrin një rezultat pozitiv në Korçë.
 
E kemi studiuar mirë Skënderbeun, është skuadra që përfaqëson Shqipërinë në Europë dhe po bën mirë, duhet të jemi krenarë që kemi një skuadër në Europë, por duhet të mendojmë për veten, të përdorim armët tona që janë të shumta dhe të kërkojmë një rezultat të rëndësishëm ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për titullin.

Skënderbeu është një skuadër e mirë, ka elementë cilësorë por ne duhet të imponojmë lojën tonë pasi as Partizani nuk qëndron më poshtë
” deklaroi ai. Pas 2 javësh, Partizani ka 1 pikë, ndërsa Skënderbeu 4, pasi u ndal nga Kamza në barazim. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Humb jetën 24-vjeçari teksa punonte në guroren e fshatit Selenicë (EMRI)

Vlorë/ Humb jetën 24-vjeçari teksa punonte në guroren e fshatit Selenicë (EMRI)