GJIROKASTËR- Në ditën e të 40-ave të Konstandinos Kacifas një rruge në qendër të fshatit Bularat i është vendosur një tabelë në gjuhën greke me emrin e 35-vjeçarit që u ekzekutua nga RENEA në 28 tetor të këtij viti pas shkëmbimit të zjarrit (lexo këtu). Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase raporton se tabela me emrin është vendosur gjatë natës nga persona ende të panjohur, pra nuk ka një vendim nga autoritetet lokale.
Ngjarja shënohet pikërisht në ditën që do të zhvillohen të 40-at për Kacifas, ndërsa nga Greqia pritet që të vijnë autobusë me ekstremistë në drejtim të Bularatit për ta përkujtuar. Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen për të shmangur incidentet, pasi sot do të zhvillohet edhe një tubim nga shqiptarët për bashkëkombësit që janë vrarë në javët e fundit në Greqi, 4 në 3 javë, 2 prej tyre në rrethana të paqarta.
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka informuar se në Gjirokastër ndodhen forcat RENEA dhe ato të anti-terrorit të cilët po mbajnë në survejim kufirin e gjelbër me Greqinë, pas dyshimeve se ekstremistë grekë, ndër ta edhe persona të shpallur "non grata" nga autoritetet shqiptare, mund të hyjnë ilegalisht në vendin tonë për të marrë pjesë në homazhet për Kacifan.
Ceremonia për Kacifas, minoritarët në Bularat i vendosin një rruge emrin e ekstremistit që u vra
Komento