Sot të gjithë sytë nga Gjykata e Hagës, Izraeli nën akuzën për gjenocid

Sot të gjithë sytë nga Gjykata e Hagës, Izraeli nën akuzën për gjenocid

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

1705250365_adfad06eap233083844663671.jpg

Foto nga Gaza pas bombardimeve izraelite

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pritet sot për ankesën e paraqitur nga Afrika e Jugut, e cila akuzon Izraelin për shkelje të Konventës së Gjenocidit në Rripin e Gazës. 

I pranishëm në Hagë ishte edhe ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, Naledi Pandor. Izraeli pret që IGC të refuzojë akuzën për kryerjen e krimit të gjenocidit kundër palestinezëve të Gazës, siç tha në orët e fundit zëdhënësi i qeverisë izraelite Eylon Levy.

Në çdo rast, sot nuk pritet një vendim për akuzën për gjenocid, por ajo që mund të vendosë IGC, thonë vëzhguesit, është të kërkojë një sërë masash emergjente, duke përfshirë ndalimin e operacionit ushtarak në Rripin e Gazës. 

Vendimi i saj është i detyrueshëm dhe i paapelueshëm, por nuk është e sigurt që Izraeli do të vendosë ta respektojë atë duke qenë se Gjykata nuk ka mjetet për të zbatuar dënimet e saj.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjykata e Hagës pranon çështjen kundër Izraelit: Merrni masa për të shmangur gjenocidin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille