Sot përgatituni për një ditë të nxehtë. Temperaturat në Tiranë gjatë ditës së enjte do të shënojë një shifër anormale. Gjatë ditës, termometri do të shkojë deri në 31 gradë celsius, e pazakontë kjo për këtë periudhë të vitit, pavarësisht se kemi hyrë në stinën e pranverës.
Ndërsa në diell, temperatura do të ndjehet 3-4 gradë më shumë. Sipas sinoptikanëve, temperatura të tilla janë të denja për muajin qershor, kur thuajse jemi në stinën e nxehtë të verës.
Prej një jave, vendi ynë është përfshirë nga masat ajrore të ngrohta, por temperatura maksimale nuk ka qenë më e lartë se 25 gradë celsius.
Ndaj, kjo e ditës së enjte hyn te temperaturat "ekstreme" për këtë periudhë të vitit.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com