Për Kreun e Shtetit, Ilir Meta, sot shqiptarët do ishin duke votuar, pasi me dekretin e tij, ai kishte caktuar që zgjedhjet vendore të mbaheshin me 13 tetor.
Por, i vetmi eveniment që po zhvillohet në Shqipëri, është maratona në Tiranë, ku marrin pjesë vrapues nga e gjitha bota.
E ndërsa, Meta ka publikuar një video nga plazhi, teksa xhonglon topin, e ka përcjellë mesazhin: E diela është më e bukur kur nis sportive!
Ilir Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa vendosi 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore.
Megjithatë, zgjedhjet vendore u mbajtën me 30 qershor, ku u zgjodhën 60 kryebashkiakët e rinj.
Liro jam te qendra e votimit por eshte mbyll me çeles,hajde hape dhe lere plazhin se do nxihesh ne "universitet".
Përgjigju