Teksa mazhoranca pritet të zgjedhë sot presidentin e ri të Republikës, Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto nga Stambolli, ku ndodhet që prej ditës së djeshme.

‘Mirëmëngjes nga Stambolli të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë!’, shkruan Kreu i Shtetit.

Postimi i presidentit Ilir Meta

Një ditë më parë Ilir Meta u takua me kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Immamoglu, ndërsa vijon vizitën zyrtare në Turqi.