Të dielën, duke nisur nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ketë bllokime të qarkullimit në disa nga rrugët kryesore në Tiranë. Këtë fundjavë, zhvillohet Maratona e Tiranës 2025, aktiviteti që mbledh me qindra sportistë nga vende të ndryshme të botës, kthyer tashmë në traditë në kryeqytet.
Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa për të garantuar lirimin e hapësirave ku do të ushtrohet aktiviteti. Bllokim të lëvizjes së makinave do të ketë në itinerarin e plotë të maratonës, duke nisur nga sheshi “Nënë Tereza”, për të vijuar me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kthesë pranë Pallatit të Kongreseve, sheshi “Papa Gjon Pali II”, për të vijuar drejt rrugën pranë RTSH-së, deri në unazë të mesme.
Më tej bllokimi do të vijojë te ura e Rrugës së Elbasanit, me vijim para godinës së Parlamentit, në sheshin “Skënderbej” ku është edhe pika e nisjes dhe përfundimit të maratonës, e më pas deri në bulevardin Zogu i Parë dhe ai i Ri.
Në kthim të garuesve, do të ketë bllokim të unazës së vogël pranë Muzeut Historik, për të vijuar te Rruga e Durrësit, më pas në Rrugën e Kavajës, te Myslym Shyri dhe në bulevardin Zhan D’Ark, nga ura e Gjykatës Civile deri te ajo e ish-Bllokut, të dyja krahët.
Bllokimi do të vijojë mes përmes ish-Bllokut në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe në fund rruga “Lek Dukagjini” që bashkohet me sheshin “Nënë Tereza”.
Prej maratonës preket edhe lëvizja e transportit urban, itinerari i të cilave do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, si dhe në të gjitha segmentet rrugore që do të përdoren për maratonën. Bllokim nuk do të ketë për emergjencat.
Këtë vit, maratona sjell katër kategori. Maratonën e plotë me 42 km, Gjysmë-maratona me 21 km dhe 10 km, si dhe garat popullore “Fun Run & Ëe Too”, e menduar për amatorë, familjarë dhe persona me aftësi ndryshe.
Plani i plotë i masave i hartuar nga Bashkia e Tiranës
Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv "Maratona e Tiranës 2025", në datën 19.10.2025 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
Në sheshin "Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombiť”, rruga "Gjergj Filipi", rruga "Papa Gjon Pali II", rruga "Ismail Qemali", bulevardin "Dëshmorët e Kombit”, bulevardi "Bajram Curri", kryqëzimi me rrugën e "Elbasanit", rruga "George W. Bush", rruga "Abdi Toptani”, bulevardin "Zog I", bulevardin "Bulevardi i Ri", rruga "Ded Gjo Luli", rruga e "Durrësit", rruga e "Kavajës", rruga "Myslym Shyri", bulevardi “Zhan D'Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi "Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga "Ibrahim Rugova” dhe rruga "Lek Dukagjini".
1.Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese, si më poshtë vijon:
Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e "Elbasanit", rruga "Luigj Gurakuqi”, ruga e "Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga "Mine Peza", rruga e "Kavajës" nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimí "21 Dhjetori. ruga "Vaso Pasha", rruga "Ismail Qemali", nga kryqëzimi me rrugën "Vaso Pasha" deri te rruga "Sami Frashëri", ruga "Abdyl Frashëri" nga kryqëzimi me sheshin "Willson" deri te rruga "Vaso Pasha".
Në kryqëzimin e rrugës së "Elbasanit" dhe bulevardin "Zhan D'Ark" me drejtime te detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.
Në kryqëzimin e rrugës së "Barrikadave" me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e "Unazës së Vogël" me dalje në bulevardin "Zogu I".
Në kryqëzimin e bulevardit "Zogu l" me rugën "Fortuzi", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
Në rrugën "Mine Peza", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së "Durrësit".
Në kryqëzimin “21 Dhjetori", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës".
Në rrugën “Myslym Shyri" me rrugën "Sami Frashëri", drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.
Në kryqëzimin "Vasil Shanto", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e bulevardit "Bajram Curri".
Në kryqëzimin e rrugës "Pjetër Bogdani” me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Pjetër Bogdani" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova".
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri" me rrugën "Vaso Pasha", drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës "Vaso Pasha" me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova”.
Në kryqëzimin e rrugës "Adem Jashari", drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën "Ibrahim Rugova”.
2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
Linja Nr. 1/A "Selitë - Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" dhe 1/B "Kodra e Diellit 2- Kristal - Qendër - Stacioni i Trenit - Allias" pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 2 "Teg – Sauk i Vjetër - Kopshti Zoologjik - Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi "Willson”.
Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori" dhe tek sheshi "Karl Topia".
Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek - City Park" devijon tek sheshi "Karl Topia".
Linja Nr. 5 /A "Ish Kombinati i Autotraktorëve - Qendër" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".
Linja Nr. 5 /B "Institut - Qendër" devijon në sheshin "Karl Topia".
Linja Nr. 6 “Laprakë" devijon në bulevardin "Zogu I"
Linja Nr. 8 "Ish Stacioni i Trenit - Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium - Teg" devijon te rruga e "Elbasanit" rrethrotullimi "Qyteti Studenti".
Linja Nr. 9 "Qyteti Studenti - Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 10/A "Marteniteti i Ri - Qendër - Ish Fusha e Aviacionit" devijon te ura e rrugës së "Elbasanit".
Linja Nr. 12/A "Uzina Dinamo e Re - Sharrë" devijon te kryqëzimi "21 Dhjetori" me drejtim urën "Vasil Shanto" e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I" te kryqëzimi "21 Dhjetori" me drejtim urën "Vasil Shanto" e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
Linja Nr. 13 "Tirana e Re" devijon te sheshi "Willson" dhe pjesa tjetër te sheshi "Karl Topia".
Linja Nr. 15 "Kombinat - Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën "Muhamet Gjollesha" (kryqëzimi “21 Dhjetori") dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me "Unazën e Vogël" të vazhdojë drejt (mbrapa ТОВ).
Linja Nr. 16 "Linja e Gjelbërt" pezullohet përkohësisht.
3. Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 19.10.2025 nga ora 08.00 - 16.00.
4.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.