TIRANE- Nga ora 10:00 deri në orën 12:30 do të zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore. Në provim do testohen 46 mijë e 70 maturantë, të cilët do të zhvillojnë testin e anglishtes, frëngjishtes, italishtes dhe gjermanishtes.

Testet sipas Ministrisë së Arsimit janë hartuar nga specialistë të gjuhës në Agjencinë Kombëtare të Provimeve dhe në përputhje të plotë me niveli B1.