Situata kritike politike në Shqipëri pritet që të marrë një kthesë të re me vizitën e zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer sot në Tiranë, në kuadër të një turi ballkanik. Palmer mbërriti në Tiranë pasdite, ndërsa serinë e takimeve e nisi me kryeministrin Edi Rama në orën 16:00.
Biseda e kreut të qeverisë me zyrtarin amerikan zgjati 100 minuta, ndërsa të pranishëm ishin edhe disa nga ministrat e kabinetit dhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë. Pas takimit, kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter tha se ka gjetur dakordësi të plotë me Matthew Palmer, por pa dhënë detaje konkrete.
'Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mathew Palmer".
Pas takimit me Ramën, nesër Palmer pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta. Në të njëjtën ditë, Palmer do zhvillojë një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Mattheë Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.
Vizitës së Palmer i parapriu vizita e zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Jonanathan Moore, i cili zhvilloi disa takime, ndërsa u bë publike për mediat vetëm takimi i deputetes të partisë Demokratike, Rudina Hajdari dhe ish kryeministrit Sali Berisha.
Ndikimi i Matthew Palmer u duk që në fillimet e krizës. Një ditë para se deputetët e opozitës të linin mandatet, Palmer zhvilloi dy biseda telefonike me liderët e opozitës Bashën dhe Kryemadhin, ndërsa pas komunikimit me zyrtarin amerikan, edhe pse opozita nuk u tërhoq nga akti ekstrem, protesta e saj rezultoi e qetë dhe pa akte dhune, ndryshe nga ajo e 16 shkurtit.
E verteta dhe e drejeta, eshte madheshtore per cdo politike dhe sistem demokratik shteteror kudo e kurdo.
PërgjigjuCa esht AIiii lesho qe takon ate Amerikan, ku vete me ato floget si pederast. Ku i gjen keta BARBONA Ky DROGAXHIU
Përgjigju