Mbrëmjen e djeshme (15 nëntor), kompania SpaceX nisi në një raketë 4 astronautë, tre nga ShBA dhe një nga Japonia në një mision në Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar.

Kjo është hera e dytë që NASA zhvillon një mision të tillë në bashkëpunim me kompaninë e sipërmarrësit Elon Musk.

Kapsula e re e kompanisë, Crew Dragon, e instaluar në majë të raketës Falcon-9, u nis në orën 19:27 sipas orës lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral të Floridës.

Një fluturim provë i Crew Dragon në muajin gusht, me vetëm dy astronautë për në stacionin e hapësirës, shënoi për NASA-n misionin e parë hapësinor me njerëz të nisur nga territori amerikan pas një pauze prej 9 vjetësh.

NASA shprehet se tani po hyn në një epokë të re në të cilën udhëtimet rutinë të astronautëve në orbitë po kryhen kompani private.

Katër austronautët që u nisën drejt Stacionit Hapësinor janë amerikanët Michael Hopkins, Victor Glover dhe Shannon Ëalker dhe astronautja me përvojë shumë të madhe në agjencinë japoneze të hapësirës (Jaxa), Soichi Noguchi.