SpaceX pritet të lëshojë raketën më të fuqishme të zhvilluar ndonjëherë

SpaceX pritet të lëshojë raketën më të fuqishme të zhvilluar ndonjëherë

Raketa Starship e SpaceX në Teksas

Raketa më e fuqishme e zhvilluar ndonjëherë është gati të lëshohet. E njohur si Starship, raketa është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan, Elon Musk.

Është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori. Raketa pa ekuipazh do të niset nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Synimi është që ajo të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

Musk ka apeluar te të gjithë që të kenë pritshmëri të kufizuara. Nuk është e pazakontë që një raketë të përjetojë një lloj dështimi gjatë nisjes së parë.

“Është lëshimi i parë i një rakete shumë të komplikuar, gjigante, kështu që mund të mos lëshohet. Ne do të jemi shumë të kujdesshëm dhe nëse shohim ndonjë gjë që na shqetëson, do ta shtyjmë ngjarjen”, ka thënë Musk.

SpaceX do të përpiqet ta nisë raketën në orën 07:00, sipas kohës lokale. Pritet që mijëra spektatorë të mblidhen në vendet bregdetare në Gjirin e Meksikës për të parë ngjarjen. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena