Starship raketa e Space X të Elon Musk u ngrit nga toka këtë të enjte nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, por ka dështuar pak minuta më pas në ajër. Raketa më e madhe në botë u ngrit në kohë nga toka por teksa dukej se raketa po ngjitej në qiell, disa nga motorët në bazën e Super Heavy Booster nuk po punonin dhe më pas raketa filloi të dilte jashtë kontrollit. Në atë moment kompjuterët aktivizuan sistemin e ndërprerjes së fluturimit. Anija kozmike e Elon Musk e destinuar për në Hënë dhe Mars, u shndërrua në një top zjarri 3 minuta pasi u ngrit nga Starbase, porti kozmik privat i SpaceX në Boca Chica, Teksas. Raketa gjigante u ngrit me sukses në orën 15.33 me orën italiane. Kapsula e anijes ishte dashur të ndahej nga raketa tre minuta pas fluturimit, por ndarja nuk ndodhi dhe raketa u shpërthye nga qendra e kontrollit për arsye sigurie. Ajo mund të bjerë në tokë duke shkaktuar dëme.
Edhe pse raketa pa ekuipazh shpërtheu në ajër menjëherë pas ngritjes - por SpaceX është ende duke festuar testin.
“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, tha SpaceX në një postim në Tëitter.
Themeluesi dhe CEO i SpaceX, Elon Musk, postoi në Tëitter pasi raketa pa ekuipazh Starship u lëshua dhe më pas shpërtheu në ajër disa minuta më vonë. Ai përgëzoi kompaninë dhe tha se ekipi mësoi shumë në përgatitjen për lançimin e ardhshëm të testit, i cili tha se do të ndodhë pas disa muajsh.