Spaçi kthehet në muze kujtese 
merr mbështetjen e ambasadorëve 

Spaçi kthehet në muze kujtese <br />merr mbështetjen e ambasadorëve 
TIRANE- Kthimi i burgut famëkeq të Spaçit në një muze të kujtesës, ka marrë mbështetjen e shumicës së ambasadave në vendin tonë të cilat do të ndihmojnë për zbatimin e këtij projekti. Për të parë nga afër këtë ish burg që tashmë është kthyer në një gërmadhë të vërtetë kanë qenë të pranishëm Ambasadori i OSCE në vendin tonë Florian Raunig, ambasadori Gjerman Helmut Hoffman, e shumë përfaqësues të tjerë Diplomatik në Shqipëri.

Të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si dhe të Komunës së Oroshit ata janë njohur nga afër me historikun e këtij vendi burgu si dhe me projektin e hartuar dhe konceptimin për kthimin e tij në një muze të vizitueshëm.

Nga ana tjetër përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi është shprehur se duhet një ndërhyrje e menjëhershme në këtë vend të kujtesës ku humbën jetën me qindra kundërshtarë të regjimit komunist.

Por teksa delegacionet e ambasadave të huaja në vendin tonë kishin ardhur për të vizituar këtë monument kulture që ruhet nga shteti, ata janë shokuar teksa kanë parë minierën e rihapur nga një firme turke, e cila po e përdor për nxjerrjen e mineralit, duke e dëmtuar rëndë këtë vend kujtese ku kanë vajtuar me qindra shqiptarë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni