Spaghetti alla Carbonara
Përbërësit:
- 400 gr makarona spaghetti
- 2 vezë të plota
- 4 të verdha veze
- 100 gr pançetë
- 100 gr djathë kaçkavall
- Kripë, piper i zi i sapobluar
Përgatitja:
Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm dhe kripë. Ziejmë makaronat al dente. Presim pançetën në shirita ose kubikë dhe e skuqim në tigan të ftohtë, në zjarr mesatar, pa vaj, derisa të lëshojë yndyrën dhe të bëhet krokante. E heqim nga zjarri. Në një tas rrahim: 2 vezë të plota, 4 të verdha, djathin e grirë dhe piper të zi bollshëm. Krijojmë një krem të trashë. Kullojmë makaronat (ruajmë pak ujë zierjeje). I hedhim makaronat te tigani i pançetës me zjarr të fikur. Shtojmë kremin e vezëve dhe e përziejmë shpejt. Nëse duhet, shtojmë pak ujë nga makaronat që salca të bëhet kremoze, jo e mpiksur. E servirim menjëherë, me djathë të grirë dhe piper të zi sipër.
Komente












