TIRANË – Ekrem Spahia rikthehet më qëndrimet e tij kundër komunitetit gay në vendin tonë. Por, këtë herë deklaratat e tij prekin direkt trupin diplomatic në vendin tonë. Kreu i PLL, ka deklaruar ost se ambasadori holandez, Henk Van Der Dool duhe të shpallet person i padëshiruar në vendin tonë, pas deklaratës në emisionin “Tonight Ilva Tare”.
"Ambasadori holandez nuk ka folur për çështje të rëndësishme, por vetëm për LGBT. Ai nuk duhet të dalë jashtë rolit dhe statusit të diplomatit dhe nuk duhet të fyejë deputetët e vendit ku shërben” ka theksuar Spahia.
Qëndrimi i diplomatit holandez, sipas Spahisë fyen zyrtarët shqiptarë. Në të njëjtën kohë Spahia i ka kërkuar policisë shqiptare të mos lejojë zhvillimin e manifestimit që komuniteti LGBT ka planifikuar të mbajë në Tiranë ditën e enjte.
“Lejimi i paradës së LGBT cënon rëndë moralin e shoqërisë shqiptare”, tha Spahia.
AMBASADORI: INJORANCË TË JESH KUNDËR KOMUNITETI GAY
Ambadori holandez në Tiranë, Henk Van der Dool në intervistën për emisionit “Tonight Ilva Tare” në Ora Neës ka komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Ai ka pohuar se do të marrë pjesë në paradën e komunitetit LGBT, që do të mbahet më 17 maj në Tiranë.
“Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e të cilës kam qënë edhe unë, nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë por më lejo të them që injorantë ka gjithandej. Unë ndjej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen, të edukohen”, tha diplomati holandez.
Në 17 Maj dita ndërkombetare kundër homofobisë ju do të merrni pjesë në një manifestim në Tiranë. Cfarë do të ndodhë ekzaktësisht atë ditë?
Besoj që ju e dini që ambasada dhe unë personalisht kam qenë shumë aktiv në promovimin e të drejtave të njeriut, sigurisht edhe të drejtat e minoriteteve seksuale. Unë kam qene në Shqipëri për katër vjet dhe kam qënë aktiv në një sërë mënyrash, në këtë fushë. Ajo që unë e gjej shumë interesante është se ajo cka do të ndodhë javën tjetër, do të jenë një sërë evenimentesh, të organizuara nga organizata shqiptare, jo nga ne, por organizata të cilat punojnë për të drejtat e njeriut. Unë jam i kënaqur që do të marrë pjesë në to dhe do të tregoj mbështetjen time. Ajo që unë dua të theksoj është se këto janë aktivitete të organizuara nga shqiptarët dhe jam i sigurtë që tre apo katër vite më parë, një gjë e tillë do të kishte qënë e pamundur. Dhe unë shoh se ka një rrugë për të bërë. Ka lëvizje. Ka homoseksualë shqiptarë të cilët janë tani të gatshëm të thonë se unë jam gay. Ajo që më duket shumë interesante, është se kur para disa javësh, ka pasur një deklaratë nga një zëvendësministër shqiptar në lidhje me homoseksualitetin, nuk ka pasur reagime vetëm nga komuniteti ndëerkombëtarë, por edhe nga komisioneria për anti diskriminimin zonja Baraku, Avokati i Popullit zoti Totozani, madje edhe nga Kryeministri. Pra ne nuk jemi atje ku duhet, por unë jam optimist.
Po deklaratën e zoti Spahia si e cilësoni? Mendoni se ka njerëz të tillë që mendojnë si ai?
Me siguri që ju e keni parë reagimin publik të BE-së, pjesë e të cilës kam qënë edhe unë, nuk dua që të harxhoj shumë kohë me këtë por më lejo të them që injorantë ka gjithandej. Unë ndjej që njerëzit duhet të edukohen në lidhje me këtë. Është e rëndësishme që njerëzit të informohen, të edukohen. Dhe ajo që unë e gjej fare të papranueshme dhe prandaj besoj se ka qënë arsyeja që ne e iniciuan atë reagim është kur një gjë e tillë del nga goja e një zyrari të kabinetit qeveritar, sigurisht të gjithë kanë të drejtën të kenë opinionin e tyre, por duke qënë në pozicionin e një anëtari të kabinetit qeveritar, që aspiron për tu bërë vend anëtar i BE-së, nuk mund të thuhen gjëra të tilla.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bomba tymuese në Tiranë