Spahia me studentët ekselentë të Shkodrës: Vëmendja e qeverisë Basha për rininë! Programi ynë ndihmon studentët dhe kthen rininë në vend

Spahia me studentët ekselentë të Shkodrës: Vëmendja e qeverisë Basha për rininë! Programi ynë ndihmon studentët dhe kthen rininë në vend

Kandidati i PD Bardh Spahia shpjegoi se një nga shtyllat kryesore të programit të PD është rinia. Ai tha se programi që ofron Basha për rininë është i duhur, ku mbështet studentët me stazhe të paguara, ulje të tafirafe të studimit apo edhe financim të plotë të tyre për familjet që kanë të ardhura nën 640 mijë lekë. Këto premtime Spahia i bëri gjatë takimit që zhvilloi me studentët ekselentë të Universitetit të Shkodrës. Në lidhje me interesimin e studentëve për të mbajtur në vend studentët e mjekësisë dhe infermierisë, Bardh Spahia tha se largimi masiv është plagë kombëtare por që pagat e larta për të mjekët dhe specializnatët që premton PD do të jenë një arsye motivimi dhe vlerësimi për studentët që mbarojnë mjekësinë në mënyrë që ta të kontribuojnë në vendin e tyre.

“Oferta e PD është e qartë, anullim i ligjit të arsimit të lartë, financim i plotë i tarifave studentore për familjet me të ardhura nën 640 mijë dhe financim 50% i tarifave për familje me të ardhura mbi 640 mijë. 10 mijë stazhe pune të paguara që të rinjtë të krijojnë njohje dhe përvojë për punësim të përhershëm. Largimi masiv është plagë kombëtare. Qarku i Shkodrës është i dyti në vend më i prekur. Na duhet të kthejmë shpresën tek të rinjtë. Në lidhje me studentët e mjekësisë dhe infermierisë, ne kemi një ofertë shumë të mirë, pagë 1200 euro për mjekët, 900 euro për specializantët, si dhe pagë 700 euro për infermierët. Lekët nuk do t’i çojmë për koncesionet, por për të pajisur spitalet me infrastrukturën e duhur. Këto masa stimulojnë qëndrimin në vend dhe kthimin e atyre që kanë ikur”, tha Bardh Spahia.

Shqetësimit të studentëve për korrupsionin, Bardh Spahia iu përgjigj duke theksuar domosdoshmërinë e votimit sipas interesit më të mirë të qytetarit.

“Me votën tonë ne zgjedhim jo thjesht politikanët, por ata që na administrojnë jetën për 4 vjet”, tha ai.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 02/04/2021 22:03

    E shkreta SHKODER.Kandidatet e saj per ta perfaqesu ne parlament B.Spahia nje gomar racet e N.NDOKA NJE INJORANT I DOPLOMUAR.Me perjashtim te Helidonit kandidatet per ta perfaqesuar Shkodren nga PD ne parlamentin e ardheshem shqiptar katundar qe nuk kan asnje lidhje me Shkodren e shkodranet.Turp per kete kandidatur perfaqesimi te Shkodres nga PD PER PARLAMENTIN E ARDHESHEM.Injorant e pjesmarres te djegjeve te institucioneve arsimore te rrethit te Shkodres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot