TIRANË- Në studion e Report Tv, kryebashkiaku dhe njëherazi kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia tha se Shkodra është Bashkia e cila është e persekutuar nga qeverisja. Në emisionin “Real Story”, me gazetarin Sokol Balla, Bardhi tha se kjo armiqësi ka ardhur për shkak se Shkodra nuk është “gjunjëzuar” përballë presionit të mazhorancës.

“Qytet i persekutuar, jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht. Për faktin se është një qytet që gjunjëzohet përballë një presioni përballë kësaj mazhorance që nuk e mori vetë, kjo qeveri është më armiqësore që ka pasur Shkodra, është një qeveri që mund të kuptohet që ka një tendencë për ta lënë në vetmi dhe jo vetëm”, tha Spahia.

Për të përforcuar këtë akuzë, Spahia solli disa shifra duke thënë se gjatë drejtimit të tij, i ka propozuar qeverisë 50 projekte të ndryshme për infrastrukturës, turizmit, arsimit dhe i kanë pranuar vetëm 4. Për refuzimet, Spahia tha se nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Nga unë janë 50 projekte të paraqitura, nuk kam marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion qendror,  pa llogaritur projekt idenë. Janë infrastrukturë rrugore, ndiçmi, shkolla, kampe sportive, turizëm. Ajo që të bën përshtypje është se financimi nga qeverisja qendrore është zero, madje ka pasur raste ku nga komisionet ndërinstitucionale janë pranuar dhe më pas janë anuluar me urdhër politik. Ne kemi njohje dhe na kanë thënë, “po ju e dini, s’mund t’ia japim Shkodrës”, deklasoi kryebashkiaku.

I ardhur si kandidat i Sali Berishës, i shpallur ‘Non Grata’ dhe SHBA-ja dhe Britania e Madhe, Spahia nuk e sheh si një pengesë përballë ndërkombëtarë. Numri një i shkodranëve tha se ka pritur në zyrën e tij, gati të gjithë trupën e diplomatëve, përveç asaj amerikane, Yuri Kim.   

“Nuk ka një izolim të PD, unë kam pasur pothuajse të gjithë ambasadorët, gjati 100%, jo ambasadoren amerikane. Ka qenë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri, por edhe të opozitës. Dhe nuk ka një opozitë të fortë pa mbështetjen e shumicës”, tha Spahia.

Një mesazh ka pasur edhe për rivalin e tij, Benet Becin e socialistëve.

“Po të kishte dashur mund të kishte zgjedhur një rrugë tjetër për të kontribuar për Shkodrën, ka pasur rastin që të çojë njëherë zërin në Parlament për Shkodrën, dhe se ka bërë, ndoshta nuk ka folur kurrë. Shkodra ka nevojë për përfaqësim dhe nuk bën kompromis”, përfundoi Spahia në Report Tv.

Në fund, kryebashkiaku që kërkon tashmë një mandat të plotë tha se Shkodra nuk është për shitje, por e hapur për bashkëpunim edhe me socialistët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Spahia: Rama kundër Shkodrës! Kam propozuar 50 projekte, ka pranuar vetëm 4

 

Bardh Spahia ka akuzuar se qeverisja ka qenë kundër Bashkisë së Shkodrës, dhe për këtë ka dhënë dosa shifra, ku tha se nuk i është pranuar shumica e projekteve që ka propozuar.

“Oferta e Ramës ishte cinike, por unë zgjodha që të isha zyrtar. Çdo iniciativ apo kontribut në Shkodër, do të kenë dyert e Bashkisë të gjitha të hapura. Nga 2015—2023 janë paraqitur nga Bashkia 42 projekte (2.2 mln euro) dhe vetëm 4 janë pranuar, pa asnjë motivacion. Nga unë janë 50 projekte të paraqitura, nuk kam marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion qendror,  pa llogaritur projekt idenë. Janë infrastrukturë rrugore, ndiçmi, shkolla, kampe sportive, turizëm. Ajo që të bën përshtypje është se financimi nga qeverisja qendrore është zero, madje ka pasur raste ku nga komisionet ndërinstitucionale janë pranuar dhe më pas janë anuluar me urdhër politik. Ne kemi njohje dhe na kanë thënë, “po ju e dini, s’mund t’ja japim Shkodrës”, tha Spahia. 

Ora 21:30
Spahia në Report TV: PD jo e izoluar nga ndërkombëtarë! Kam pritur shumicën e diplomatëve në zyrë, por jo Yuri Kim

 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia tha se PD-ja nuk është izoluar nga ndërkombëtarët. Ai tha se ka pritur në zyrën e tij shumicën e ambasadorëve, por jo diplomaten amerikane Yuri Kim.

“Shkodranët e kanë të qartë se kush është PD e vërtetë dhe kryetari i kësaj force politike. Unë kam qenë i udhëhequr nga qëndrimi i shkodranëve dhe demokratëve, ne jemi shumica, por nuk ka një izolim të PD, unë kam pasur pothuajse të gjithë ambasadorët, gjati 100%, jo ambasadoren amerikane. Ka qenë të shqetësuar për situatën politike në Shqipëri, por edhe të opozitës. Dhe nuk ka një opozitë të fortë pa mbështetjen e shumicës”, tha Spahia.