Spahia në takim me tregtarët: Ndaj Shkodrës ka nisur persekutim i ri nga pushteti, në 14 maj i japim përgjigjien me votë

Me biznesin e vogël në Zdrale zhvilloi takimet e radhës Bardh Spahia, kandidati për bashkinë Shkodër i koalicionit “Meta-Berisha”. Ai mori mbështetjen e tregtarëve për betejën e 14 Majit, të cilën e cilësoi të rëndësishme për fatin e bashkive në të gjithë Shqipërinë, duke thënë se fitorja do të nisë nga Shkodra.

Gjatë bashkëbisedimit me tregtarët, Spahia theksoi politikat fiskale që ka ndjekur pushteti vendor, duke mbështetur biznesin si motori kryesor i ekonomisë.

“Ndaj Shkodrës ka pasur një persekutim me mungesën e investimeve. Por do ia japim përgjigjien me votë në 14 maj”- u shpreh Spahia gjatë diskutimit me tregtarët e bizneseve të vogla.

Në 4 vitet në vazhdim do të punohet për të ndërtuar një rrjet të ri tregjesh në Shkodër, ku të përmirësohen kushtet e tregtimit e mbylli fjalën e tij Spahia. Ai tha se e vetmja alternativë për shkodranët është vota për koalicionin ‘Meta-Berisha’.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • genti: 20/04/2023 21:45

    dikush ti tregoje Bardhit perkufizimin e cmendurise ,te besh te njejtin veprim cdo here dhe te presesh rezultat te ndryshem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!