VIDEO/ Gjikuria shfaqet vetëm dhe i braktisur ditën e votimit duke ngrënë byrek, asnjë aleat politik krah tij

Opozita, në mënyrë të pazakontë, paralajmëroi humbjen e kandidatit të saj Petro Gjikuria, që pa nisur mirë procesi zgjedhor në Himarë.

Kjo, me pretendimin absurd se disa qytetarë nuk ishin lejuar të votonin, pasi iu kishin skaduar kartat e identitetit.

Ndërsa më pas u ankuan dhe për votimin e ca pleqve, të cilët afatin e kartës së identitetit e kanë 50-vjeçare.

I gjendur në këtë situatë, Petro Gjikuria dukej i dorëzuar që në mesditë.

Ai u filmua duke ngrënë byrek dhe duke pirë dhallë krejt i vetëm. Askush nga opozita nuk qendronte krah tij.

Çka tregonte se Gjikuria në fakt, ishte braktisur pa nisur gara./tema/


Lajmi kryesor:

LIVE- Himara pret emrin e kryetarit të ri, drejt fundit dorëzimi i kutive në KZAZ e numërimit! Pjesëmarrja 37.6 %, më e lartë se vjet! 6 mijë zgjedhës në listë me ID të skaduar


S.G/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit