Spahia: Protesta në Shkodër sinjal për Valdrinat e tjerë që ka promovuar Rama

Spahia: Protesta në Shkodër sinjal për Valdrinat e tjerë që ka promovuar Rama

1565810053_bardhi2.jpg

Në një prononcim për mediat, Spahia tha se Valdrin Pjetri nuk është thelbi i kësaj proteste, por kryeministri Edi Rama që promovon dhe u jep pushtet kriminelëve. 

"Ishte një protestë e natyrshme e qytetarëve të ndershëm ndaj tentativës së Ramës për të uzurpuar pushtetin lokal, që nuk kishte si të ndodhte ndryshe që ishte përfaqësues i krimit. Ky sinjal nuk është vetëm për Shkodrën dhe Pjetrin, por për shumë Valdrin të tjerë që kanë gjetur mbështetjen nga pushteti qendror. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste. Filloi nga Shkodra, si kryeqyteti i traditave të Shqipërisë me një të komanduar nga Rama që zgjodhi një përfaqësues të krimit. Edhe para zgjedhjeve ju e keni parë që shteti shqipra në të gjitha nivelet kanë qenë të mbushur me përfaqësues kriminal. Fenomen që ka filluar që me ardhjen e Edi Ramës. Promovimi e mbështetja e kriminalëve, nuk është fenomen pas datës 30 qershor në qeverinë e Ramës. Mënyra e vetme është përgjigja e qytetarëve, duke shprehur në mënyrë paqësore këtë revoltë", tha Bardh Spahia.

Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një listë të "zezë’ me 17 kryebashkiakë dhe deputetë të Edi Ramës të lidhur me krimin.


Lajmi kryesor:

Dënimi i Valdrin Pjetrit/ PD marshim-protestë në Shkodër, Spahia: Sinjal për Valdrinat që promovon Rama (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre